22.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2773

Kupa e Botës / Kroacia mposhti Kanadanë

0

Paraqitja dinjitoze nuk mjafton për Kanadanë, që bëri një tjetër ndeshje të bukur, por mori një tjetër humbje, këtë herë 4-1 ndaj Kroacisë dhe u bë skuadra e dytë që eliminohet edhe matematikisht, pas Katarit dy ditë më parë.

Kanadezët e nisën vrullshëm dhe kaluan të parët në avantazh me anë të Alphonso Davies, por nën-kampionët e botës përmbysën gjithçka në pjesën e parë me anë të Kramaric e Livajës. Në pjesën e dytë Kramaric dhe Majer shënuan edhe golin e tretë e të katërt për kroatët, duke i ngjitur në kuotën e 4 pikëve, bashkë me Marokun.

Sfida e fundit e Kroacisë do të jetë ndaj Belgjikës, aty ku ballkanasit kanë nevojë vetëm për një pikë që të sigurojnë kalimin më tej, ndërsa Kanadaja do të përballet me Marokun me shpresën për ta mbyllur me të paktën një fitore rrugëtimin në Katar.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi F

KROACI-KANADA 4-1 (Kramaric 36′, Livaja 44′, Petkovic 70′, Majer 94′ / Davies 2′)

adv

Rama: Shqiptarët në RMV sot janë më mirë se kurdoherë!

0

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin kombëtar, vizionin e të përbashkët të së ardhmes, nuk u harruan pa u përmendur edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe proceset e jetësuara demokratike të lirisë dhe barazisë kombëtare.

Në fjalimin e tij, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama potencoi se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë duke numëruar të arriturat e shqiptarëve të kësaj zone.

”Shumë e prekshme dhe më mbresëlënëse është pamja në Maqedoninë së Veriut. Shumë më vonë pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Maqedonia e Veriut, atëherë Maqedonia, ishte vendi ku gjuha shqipe vazhdonte të shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme, ishte vendi ku flamuri shqiptar vazhdonte të shihej si provokim. Ishte vendi ku, unë nuk besoj se janë të shumtë ata që sot mund të kenë kurajon të thonë që e dinin se në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, do të kishte shqipen gjuhë zyrtare, do të kishte pjesëmarrjen më të lartë të shqiptarëve në Qeveri dhe në institucione, e madje do të kishte edhe kryetarin e Kuvendit, shqiptar” – është shprehur Rama.

adv

FC Shkupi numëroi deri në gjashtë, Shkëndija prishi festën e “Ballistëve”

0

Kampioni aktual, FC Skupi, fitoi bindshëm me rezultat 0-6 në ndeshjen si mysafir ndaj Pobedës në Prilep në xhiron e 16-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë. Shkendija nuk arriti ta thyejë rezistencën e Tikveshit duke barazuar pa gola në Tetovë dhe Rabotniçki fitoi 2-0 ndaj Maqedonisë GP me dy gola të shënuar në pjesën e parë.

Një dramë e vërtetë ndodhi në Autokomandë të Shkupit, ku “Skopje”, fitoi 2-1 ndaj Akademia Pandevit, me një përmbysje të rezultatit.

Në fitoren e Shkupit shënuan, 2 herë Hamid, Trapanovsli, Cephas, Queven dhe Alvarez.

Dje Struga e fitoi Sileksin për të mbajtur kreun e tabelës me 33 pikë, Shkupi i dyti ka 28 pikë dhe një ndeshje më pak se Struga dhe Shkëndija e trera me 25 pikë.

adv

Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

0

Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

“Sot, një shtetase globale, e cila ka mbetur me rrënjë në Shqipëri e Kosovë, bëhet pjesë e skuadrës sonë dhe një shtetase shqiptare. Në këto ditë kur ne festojmë 110 vjetorin e Pavarësisë, kuptojmë se vërtetë kemi vuajtur si komb, kemi qenë edhe të nënshtruar dhe të pushtuar, por ia kemi dalë, kemi mbijetuar, dhe sot ti [Dua Lipa] je një burim i jashtëzakonshëm krenarie si shtetase e re e Shqipërisë, si anëtare e këtij misioni, e skuadrës ‘Team Albania’. Të uroj shumë sukses edhe si shtetase e Republikës së Shqipërisë! Mezi presim sukseset e tua dhe të falenderoj që ke mbetur e thjeshtë, sepse e ke kthyer kokën pas, për të kuptuar se sado larg shkon, rrënjët e tua janë këtu, dashurinë e madhe për Shqipërinë e Kosovën nuk e ke fshehur kurrë. Të jam shumë, shumë mirënjohës që pranove të jesh me ne për këto festa”, u shpreh Veliaj.

Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Përgjatë gjithë këtyre muajve, në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja më në zë e momentit ka organizuar koncerte në disa shtete të botës. Turi ka qenë një ndër më të suksesshmit në industrinë e muzikës.

adv

BPMV njofton për rritjen e borxhit të RMV-së

0

Borxhi i përgjithshëm i vendit është 7.7 miliardë euro

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut njofton për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm të shtetit, më saktësisht në kuartalin ose tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas projeksioneve të Bankës Popullore borxhi i përgjithshëm i vendit është 7.7 miliardë euro

Sipas të dhënave të publikuara të Bankës Popullore, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2022, borxhi i jashtëm neto regjistroi ulje kuartale me 101 milionë euro, që në fund të qershorit 2022 shkon në 3.988 miliona euro.

‘Rritje kuartale prej 385 milionë eurosh ka shënuar borxhi bruto i jashtëm, i cili në fund të tremujorit të dytë arriti në 10,379 milionë euro. Bruto kërkesat e jashtme kanë shënuar rritje prej 486 milionë euro dhe tani vlera e përgjithshme është 6,391 milionë euro’ – thuhet në komunikatën e Bankës Popullore

Pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare neto në fund të qershorit 2022, është 7,770 milionë euro, ose 58.3% e BPV-së së parashikuar për vitin 2022. Nga kjo shumë, pjesa më e madhe, ose 83%, janë detyrime neto të bazuara në investime direkte, nga të cilat 73% janë të bazuara në kapitalin e vet.

‘Në fund të qershorit 2022, borxhi i jashtëm bruto arrin në 10,379 milionë euro (ose 77.9% e BPV-së së parashikuar) dhe shënoi një rritje tremujore prej 385 milionë euro (ose me 3.9%)’ -thuhet në komunikatën e Bankës Popullore

Krahasuar me fundin e një viti më parë, borxhi bruto i jashtëm është rritur për 802 milinë euro ose për 8.4.

adv

Kosta Rika triumfon ndaj Japonisë, Grupi “E” bëhet lëmsh

0

Dita e tetë e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me surpriza.

Kosta Rika, pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë ndaj Spanjës “nxori” mësime dhe triumfoi ndaj Japonisë, ndaj një kundërshtari që në premierë mori suksesin e plotë ndaj Gjermanisë.

Skuadra e Suarez triumfoi 0-1 ndaj aziatikëve, me një gol që erdhi në të parën goditje në kuadrat 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa asnjë goditje në portat respektive.

Shumë gjëra ndryshuan në fraksionin e dytë, me Japoninë që dominoi në çdo aspekt, pasi krijoi 10 raste shënimi dhe kishte kontrollin e topit, por nuk ia doli për të gjetur recetën e golit.

Në krahun tjetër, Kosta Rika mendoi më shumë për mbrojtjen dhe me kalimin e minutave, të dyja përfaqësueset menduan më shumë për prapavijën dhe skuadrat u “pushtuan” nga ndjenja e frikës për të mos pësuar.

Në një nga daljet e pakta, skuadra e Suarez gjeti fundin e rrjetës me anë të Fuller në minutën e 81-të duke shtangur japonezët.

Aziatikët vendosën të gjitha mekanizmat në lëvizje për të evituar humbjen, ndërsa në minutën e 88-të, Keylor Navas ishte heroi i përfaqësueses së tij me një pritje të dyfishtë.

Në fund 0-1 dhe Kosta Rika shijon pikët e para të grupit dhe jo vetëm, pasi tani në këtë grup gjithçka është e hapur, pasi kjo sfidë çon ujë në mullirin e Gjermanisë që në mbrëmje do të luajë ndaj Spanjës.

Japoni-Kosta Rika (0-1)

adv

Çiklisti goditet nga vetura, 48 vjeçari përfundon në spital

0

Një 48 vjeçar me biçikletë është goditur nga një automjet i drejtuar nga një 66 vjeçar nga Shkupi. Çiklisti, poashtu nga Shkupi, me lëndime të rënda trupore po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit. Policia po heton rastin dhe pas dokumentimit do të marrë masat përkatëse

“Më datë 26.11.2022 në ora 13:30 është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, mjeti motorik i udhëtarëve ‘Hyundai’, me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.A(66) nga Shkupi, ka goditur biçikletën e drejtuar nga I.B (48) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum Ohri’. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

adv

Shkup / Gjobiten 154 shoferë

0

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (26.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 48 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësi të lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 18 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për automjetet e paregjistruara…

Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB-ja.

adv

Argjentina e Messit gjunjëzon Meksikën

0

Argjentina siguron suksesin e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, por përfaqësuesja “Albiceleste” i falet përsëri kapitenit dhe njeriut lider, Lionel Messi-t.

7 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte përcaktues në triumfin ndaj Meksikës, në një sfidë shumë të ekuilibruar dhe ndaj një kundërshtar shumë të mobilizuar në mbrojtje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, në një fraksion ku meksikanët provuan të testonin mbrojtjen argjentinase, ndërsa të besuarit e Scaloni-t u treguan të saktë në prapavijë, por jo kërcënues në portën e Meksikës.

Fraksioni i dytë solli një panoramë tjetër, me Argjentinën që e zhvendosi kundërshtarin në metrat e fundit, duke dominuar në çdo aspekt dhe pse goditjet në portë ishin pika më e dobët e Messi-t me shokë.

Në mesin e pjesës së dytë, në minutën e 64-të Messi veshi “kostumin” e superheroit, duke realizuar një perlë të vërtet nga distance, një gol personal dhe një gol “alla” Messi, me numrin 10-të I cili jo vetëm u çlirua në aspektin personal, por ndryshoi të gjithë mentalitetin e skuadrës.

“Pleshti” shënoi golin e dytë në këtë Botëror dhe të tetin në karrierën e tij duke barazuar legjendën Diego Armando Maradona, por edhe rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

1-0 dhe meksikanët provuan të reagonin, por e kishin të vështirë, me Argjentinën që provoi kundërsulmin, por goli i dytë erdhi nga një goditje e gjitha personale e talentit Enzo Fernandez.

Futbollisti i Benfica-s shënoi në minutën e 87-të duke vulosur ndeshjen, ndërsa për të ishte një gol për tu vendosur në “kornizë”, pasi ishte goli i parë me përfaqësuesen në ndeshjen numër pesë për të.

Në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat, por  në renditje po. Tani Argjentina katapultohet në vendin e dytë të Grupit C me 3 pikë, një më pak se Polonia që kryeson me 4 dhe do të jetë kundërshtari i radhës, ndërsa Meksika zbret në vendin e fundit me 1 pike, dy më pak se Arabia Saudite, kundërshtari i radhës për ta.

adv

Klubi i Mundjes “Shkupi” fole e kampionëve

0

Sukses Historik për klubin e mundjes Shkupi

Km Shkupi gjatë ditës së sotme mori pjes në turneun ndërkombëtar “NEVROCOP” në Bulgari me gjithsej 9 mundës ku 7 prej tyre ariten te kurërzohen me medalje.

Me medalje të Arit u stolisen Mundësit :
22kg Jusuf Zaimi 🥇🏆
28kg Harun Memedi 🥇🏆

Me medalje te Argjend u stolisën Mundësit:
25kg Bamir Sejfullai 🥈
32kg Eren Murtezi 🥈
42kg Ilhan Murtezi 🥈

Me medalje te bronz u stolisën Mundësit:
32kg Elmedinin Ajrullai 🥉
38kg AbdulAziz Azizi 🥉

Kurse Me vendin e 5 u deshtë te pajtojen
Zaim Zaimi 30kg dhe Edin Slezovic 59kg

Vlen të ceket se ne këtë turne konkurenca ishte mjaft e madhe me pjesmarje mbi 300 mundës prej Bulgaris 🇧🇬 Turqis 🇹🇷 Romunis🇷🇴 Greqia 🇬🇷 si dhe prej Maqedonis 🇲🇰

adv