13.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2774

Franca fiton falë dygolëshit të Mbappe-s

0

Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe 3 pikët e dyta, duke mbajtur e pacënuar kreun e Grupit D në Kupën e Botës Katar 2022.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje, u mbyll pa gola, me Mbappe-n që shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61’.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68’.

Megjithatë “gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86’, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i ddytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë.

adv

Gjendet i vdekur një 26 vjeçar nga Shkupi

0

Një 26-vjeçar është gjetur i vdekur në Shkup

Me datë 25.11.2022 rreth orës 17:30 në SPB Shkup, nga ana e Emergjencave Mjekësore është raportuar se në rrugën “Patris Lumumba” në Shkup është gjetur i ndjeri M.O.(26), i cili nga mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Një ekip nga SPB Shkup ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

adv

Asnjë zgjidhje për transportuesit privat në RMV

0

Pas 32 viteve punë në rrugët e kryeqytetit qindra shoferëve transportues privat u ndërpritet kontrata e punës, një ndër ato është edhe z. Uzair Ahmeti. Z. Ahmeti si ndjeheni sot që nuk mund të qarkulloni dhe të vozitni qytetarët?

“Si mund të ndjehesh kur dikush ta merr bukën prej goje. Kjo është shumë e rëndë për neve, familjarisht është shumë e rëndë”, tha Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Ahmeti thotë se i ka 58 vjet, ndërsa shofer autobusi ka filluar të punojë në moshën 32 vjeçare, kur për herë të parë filluan linjat private të autobusëve në kryeqytet. Thotë se me dekada këtë punë e ka pasur ekzistencë të vetme për familjen.

“Për 32 vjet vetëm se me këtë punë merrem, pesë anëtar jemi në familje, por kur kemi qenë së bashku me vëllezërit kemi qenë afër 23 anëtarë, 23 anëtar kemi bë hidare me këtë, jemi mbajtur vetëm prej kësaj pune. Kemi pasur kohë edhe me vështirësi edhe me humbje kur kemi punuar vetëm për ta mbajtur linjën tonë që të mos ndërpritet puna dhe mos e humbim punën…”, shtoi Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Asnjëherë nuk e ka imagjinuar që pas tre dekadash punë, do të vijnë në situatë, kur tërësisht të injorohen nga një kryetare e Qytetit të Shkupit. Andaj ndjehet shumë i zhgënjyer nga kryetarja Danella Arsovska, e cila u kishte premtuar kushte shumë më të mira gjatë fushatës parazgjedhore.

“Para zgjedhjeve krejt na ka bërë det përpara, se krejt do të jetë shumë mirë, e na ka premtuar se do të na japë afër 20 mijë euro subvencione për një autobus, kilometrin do na bëjë një euro e gjysmë, sepse ne e kemi pasur 62, 63 denarë. Me rritjen e naftës e kemi pasur të na rrisë edhe çmimin e kilometrit, por sot nuk ka, premtimet e saj nuk vlejnë, çka kanë ata brenda ne nuk e dimë, por ne vuajmë nga ajo që na kanë ndërpre…”, shpreh Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Ai thotë se një autobus në ditë shpenzon mbi 12 mijë denarë vetëm naftë, përveç harxhimeve të tjera. Po ashtu shton se çdo investim për autobusët e bëjnë nga xhepi i tyre, madje duke iu përshtatur eurostandardeve, më shumë se 20 mijë euro ka blerë autobusin e fundit. Nga Ndërmarrja e Qytetit ka për të marrë rreth 10 mijë euro borxh. Shpreson se do të kthehen ditë e mira për 220 kolegët e tij.

“Shpresa ime, ne do të luftojmë deri në fund që ta kthej punën dhe të na kthej të hollat që ne të kemi mundësi të punojmë me këtë punë… ta vazhdojmë prapë dhe të punojmë siç kemi punuar 32 vjet…”, shtoi ai.

adv

Sali Berisha nuk respekton policinë, protesta me 6 Dhjetor!

0

Ndonëse policia e Shqipërisë ndaloi protestën e opozitës në 6 Dhjetor përpara Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me argumentin se cënohet siguria kombëtare për shkak të mbajtjes së samitit të BE-së, Sali Berisha nuk ka ndërmend të zmbrapset.

Përmes një konference online, kryedemokrati tha se do të dalë në shesh me qytetarët për vlerat europiane, kundër regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

“Nuk ka forcë në botë që të pengojë mbajtjen e atij tubimi me datën 6 në ora 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës, si kurrë në historinë e tij”, tha ai.

Garantoi siguri të plotë për miqtë ndërkombëtarë, ndërsa Edi Ramën e ftoi të mos provokojë qytetarët.

“Sigurisht ai kërkon sherr, por unë i them këtu, hiq dorë. E gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ty”.

Kryeministrin e paralajmëroi edhe për fundin që e pret nëse tenton të manipulojë zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Prite cunami po bëre cunami, nuk do ta gëzojë”.

Për të mbrojtur votën e shqiptarëve nga fenomeni i shitblerjes tha se ka gati një nismë ligjore.

“Ne do bëjmë çmos që qytetarët shqiptarë për shkak të blerjes masive me narkoeuro të votës, të mund të votojë detyrimisht”.

Me Edi Ramën u mor gjatë, teksa Kryeministrin e shënjestroi edhe për konfiskimin që sipas Berishës po tenton t’i bëjë flamurit të Partisë Demokratike.

“Ju garantoj se Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim”.

E teksa të dielën në Tiranë dy kuvendet ai i Shqipërisë dhe Kosovës do të përkujtojnë 110- vjetorin e pavarësisë, Berisha foli për një armik në atë tryezë.

“Me asnjë furçë, me asnjë bojë nuk mund të paraqitet si patriot një armik i vendosur i pavarësisë së Kosovës”.

Nga heqja e traut në Rrugën e Kombit e deri tek legalizimet e banesave me 1 Euro qenë disa nga premtimet që tha se Partia Demokratike do realizojnë pas ardhjes në pushtet.

E sa për bilancin e qeverisë tre vjet pa tërmetit të 26 Nëntorit të 2019-ës ka vetëm një përgjigje.

adv

28 Nëntori / Ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë ndeshje futbolli

0

Është publikuar agjenda shtetërore për 28 nëntorin, 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sivjet për ta madhështuar festën janë paraparë disa aktivitete.

E një nga aktivitetet do të jetë edhe një ndeshje e futbollit mes ushtarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Loja do të luhet më 30 nëntor në Kukës me fillim nga ora 12:00.

adv

Franca ndaj Danimarkës ka testin e vërtetë

0

Pas fitores bindëse 4-1 ndaj Australisë, Francën e pret testi i parë i vërtetë në këtë Kupë Bote, pasi do të përballet këtë pasdite me Danimarkën.

Një përballje mjaft interesante padyshim, duke qenë se danezët nuk shkuan përtej barazimit pa gola në ndeshen e parë ndaj Tunizisë dhe do të kërkojnë fitoren, për të mos komplikuar rrugëtimin e tyre.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet, teksa janë konfirmuar më të mirët për çdo skuadër, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00 në ekranin e RTSH, kanali 100 në paketën e DigitAlb.

adv

SHGM kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

0

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve të Drejtorit të Ngrohtores “Shkup Veri”, Kushtrim Ramadani drejtuar gazetares se portalit “mkd.mk”, Katerina  Dodevska. Në një bisedë telefonike me gazetaren, Ramadani i është drejtuar asaj me fjalë të vrazhda, ofendime dhe gjuhë të papërshtatshme. Për këtë arsye, nga SHGM kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të drejtorit Ramadani.

“SHGM paralajmëron se ky qëndrim ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias nga persona përgjegjës është i papranueshëm dhe i pavend. Një përballje personale me gazetarë apo punonjës të medias nuk mund të justifikohet në asnjë rast dhe për këtë arsye kjo marrëdhënie mund të çojë në autocensurë. Një marrëdhënie e tillë paraqet gjithashtu një presion mbi lirinë e informimit të publikut dhe një kërcënim për interesin publik. Gjithashtu, drejtori Ramadani, sipas bisedës së publikuar në mkd.mk, e kërcënon gazetaren Dodevska me padi pa ndonjë shkak të arsyeshëm, që më tej flet për kapacitetin e ulët të komunikimit profesional”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

SHGM do t’i ofrojë ndihmë juridike falas gazetares Dodevska dhe përfaqësim gjyqësor gjatë gjithë kësaj procedure./KlanMacedonia

adv

Marin Mema sot vizitoi Haraçinën 100% shqiptare (FOTO)

0

Sot në Haraçinë ka qenë i pranishëm gazetari nga Shqipëria, Marin Mema ku me ftesë të studentëve të UEJL-it dhe me ndihmën e profesorëve ia arritën të organizojnë një manifestim për nderë të 28 Nëntorit.

Këtë iniciativë e përkrahi edhe kryetari i komunës, Ridvan Ibraimi.

Për shkak që nga regjistrimi i fundit në RMV, Haraçina doli me 100% popullsi shqiptare dhe asnjë të asimiluar, u vendos që Haraçina ta mirëpres gazetarin e “Gjurmë shqiptare” e jo ndonjë komunë tjetër shqiptare.

Marin Mema foli për dëshmorët, foli edhd për bashkimin kombëtar. Gjithashtu Mema tha se ashtu siç kemi qenë të bashkuar në luftë ashtu duhet të jemi edhe në paqe. Të investohet më shumë në arsimimin e gjeneratave të reja sepse janë e ardhmja e kombit.

adv

Kovaçevski: Viti 2023 është vit i kthesës ekonomike, i shpresës së re

0

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) mbrëmë në Tetovë e vazhdoi serinë e tribunave me qytetarët “Fuqishëm dhe të vendosur drejtë së ardhmes”. Në tribunë foli dhe u përgjigj në pyetjet e qytetarëve edhe kryetari i partisë dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjet çka do të bëhet rreth rritjeve të vazhdueshme të çmimeve të ushqimit dhe karburanteve, Kovaçevski theksoi se duke pasur parasysh politikat e Qeverisë pret që viti 2023 të jetë vit i kthesës ekonomike dhe i shpresës së re. Sipas tij, deri më tani në rrethana të vështira Qeveria ka arritur ta mbajë stabil dhe të mos dështojë buxheti, të ruhet sistemi energjetik dhe të sigurohet ushqim, karburante, ngrohje dhe rrymë.

“Nëse 10 muaj më parë çështja kryesore ishte nëse do të arrijmë të sigurojmë ushqim, para, rrymë dhe naftë, sot çështja kryesore është nëse do ta kalojmë së bashku pjesën e fundit të stuhisë ekonomike apo jo. Nëse në dhjetë muajt e parë mbajtëm fort vijën ekonomike për të luftuar krizën, për vitin e ardhshëm dhe Buxhetin e ri është një ndryshim, një pikë kthese nga ku shkojmë në ofensivë. Le ta mposhtim përfundimisht krizën, të fillojmë të rritemi ekonomikisht, të rrisim standardin e jetesës dhe të sigurohemi që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky. Të bëjmë ndryshime sociale me politikat tona ekonomike për tranzicion energjetik, për të ofruar mbështetje financiare dhe pikë kthese në zhvillimin e ekonomisë vendase”, tha Kovaçevski.

adv

Dogana e Maqedonisë ka sekuestruar 12 kilogramë drogë me vlerë 200 mijë euro

0

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore konfiskuan 26 mijë tableta ekstazi me peshë totale rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, në vlerë të llogaritur prej 200 mijë euro, të cilat do të shpërndaheshin në vend.

Janë bërë kontrolle shtesë në disa lokacione dhe kundër tre personave është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.

Gjegjësisht, lënda narkotike është gjetur më 25.11.2022 në orët e hershme të mëngjesit në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, pasi është kryer kontroll doganor me skaner mobil në veturën e pasagjerëve me targa të huaja e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë.

Të njëjtën ditë, pas urdhrave të lëshuara për bastisje të shtëpisë dhe objekteve tjera nga inspektorët e Departamentit për kontroll dhe hetim të Drejtorisë doganore, në bashkëpunim me zyrtarë policorë, janë kryer kontrolle në disa adresa në Shkup dhe Tetovë. Në këtë mënyrë u gjetën prova shtesë dhe u arrestuan dy persona të tjerë.

Drejtoria doganore – Departamenti për kontroll dhe hetime sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër 3 personave për veprën penale “Prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorë” dhe për ta propozohet masë paraburgimi për 30 ditë.

adv