13.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2775

VMRO: Populli në RMV në varfëri të lartë

0

“Për shkak të qeverisë LSDM dhe BDI, Maqedonia po përballet me një fatkeqësi ekonomike dhe varfërim drastik të popullit. Këtë e tregon edhe raporti i ri i Bankës Botërore, sipas të cilit Maqedonia është në dhjetë vendet e para në botë që kanë inflacionin real më të lartë në ushqim”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

“Kjo normë është llogaritur si inflacion i çmimeve të ushqimeve, minus inflacioni i përgjithshëm dhe rezultatet janë shkatërruese.” Ndër vendet evropiane, vetëm Hungaria është përpara nesh dhe ne ndajmë pozicionin me Turqinë. Nuk ka vende të tjera evropiane, por të gjitha të tjerat janë nga Afrika.

Parametra katastrofikë janë matur edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave në muajin tetor, sipas të cilit çmimet e ushqimeve në muajin tetor janë më të larta për 32,4%. Por nëse kemi parasysh rritjen e çmimit të ushqimeve bazë me mbi 50%, atëherë varfërimi i njerëzve është shumë më i madh. Populli do të vuajë për bukë, e Kovaçevskit nuk i bie syri.

Qeveria e Kovaçevskit nuk bëri asgjë për ta parandaluar këtë. Përkundrazi, ata shpenzojnë kohën e tyre në tenderë dhe pasurime personale, ndërkohë që njerëzit po përballen me norma inflacioni rekord që janë ndër më të lartat në Evropë dhe në botë. Çmimet po tërbohen, borxhi po rritet me shpejtësi, kriza energjetike po bëhet më e madhe dhe Maqedonia me Kovaçevskin si rregull gjithmonë ka parametrat më të këqij në krahasim me vendet e tjera.

Kjo qeveri e paaftë dhe kriminale duhet të shkojë. Populli po e paguan shumë shtrenjtë papërgjegjshmërinë e tij”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
adv

Kryhet transplanti i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur në Maqedoni të Veriut

0

Në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, dje në mesditë është kryer transplanti i parë i mëlçisë nga donatori i vdekur, në historinë e shëndetësisë në Maqedoni të Veriut.

Pacienti gjashtëdhjetëvjeçar me sëmundje kronike të mëlçisë ka marrë një organ të shëndetshëm nga pacientja me vdekje në tru, familja e së cilës ka pranuar t’i dhurojë organet.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili ka informuar se krahas mëlçisë, momentalisht është duke u zhvilluar transplantimi i veshkave në dy pacientë me sëmundje të veshkave.

“Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë personelit të përfshirë në ndërhyrjen e transplanteve, do të doja të falënderoja familjen e donatorit dhe vendimin e tyre për të shpëtuar jo një, por tre jetë. Ata na treguan edhe një herë se jeta mund të dhurohet. Falenderojmë gjithashtu të gjitha ekipet mjekësore të përfshira në transplantim, që punuan dhe vazhdojnë të punojnë me pacientët gjatë 24 orëve të fundit. Falënderim të veçantë meriton profesori Zoran Karaxhov dhe ekipi i tij, si dhe ekipi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, i cili sot shkroi një faqe të re jo vetëm në fushën e kirurgjisë së digjestive, por edhe në shëndetin e përgjithshëm.”, ka shkruar Sali.

adv

Kosova dhe Maqedonia e Veriut po përgatisin ligjin për kriptovalutat

0

Kosova tashmë më shumë se një vit po paralajmëron një ligj për rregullimin e tregut dhe veprimtarisë të kriptovalutave. Megjithatë, deri tani, një version zyrtar nuk ka arritur në Kuvend.

Përkundër mungesës së ligjit, Ministri i Financave Hekuran Murati u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqesin fitimet nga kriptovalutat për taksim. Ai tha se do të aplikohet tatim prej rreth 10% nga fitimi total.

“Nëse dikush ka investuar në kriptovaluta 10 mijë euro në vlerë dhe pas një kohe është rritur vlera e tyre dhe i ka shitur kriptovalutat për 20 mijë euro, atëherë fitimi do të ishte 10 mijë dhe ky fitim kapital do të duhej të deklarohej në formular”, tha Murati, njofoto TRT.

Përgatitjen e një ligji të tillë e paralajmëron edhe Maqedonia e Veriut. Ministri i Financave në Qeverinë e Shkupit, Fatmir Besimi, tha se do të duhet të rregullohet kjo sferë, sidomos nga prizmi i parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Shfrytëzimi i mjeteve virtuale me vlerë të njohura si “kriptovaluta” do të rregullohet me ligj. Aktualisht, Ministria e Financave, së bashku me Njësinë e inteligjencës financiare, si dhe rregullatorët dhe supervizorët financiarë po punojnë për t’i përcaktuar të gjitha aspektet që dalin nga ky fenomen i ri”, deklaroi Fatmir Besimi.

Gërmimi i kriptovalutave është proces që shpenzon nivele marramendëse të energjisë elektrike, ndërsa konsumi i energjisë për këtë qëllim po rritet çdo vit. Një studim i përgatitur nga Cambridge University tregon se vetëm gërmimi i Bitcoin globalisht shpenzon më shumë energji se sa shtete të tëra si Argjentina, Holanda apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithëse vendet e Ballkanit bashkë nuk përbëjnë as 0.1% në prodhimin e përgjithshëm të Bitcoinit, megjithatë gërmimi po lë gjurmë në krizën energjetike edhe në Ballkanin Perëndimor./ina/

adv

Ali Ahmeti paralajmëron një 28 Nëntor përplot me aktivitete

0

28 nëntori përplotë me aktivitete si gjithmonë, ashtu siç i ka hije datës më të rëndësishme kombëtare, Ditës së Flamurit, të pavarësisë, daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari

Të hënën në ora 10:30 jemi në Shipkovicë të Tetovës, ndërsa në ora 12:00 vendosim gurthemelin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, në ora 13:00 në akademinë tradicionale solemne në Aleksandar Palas në Shkup dhe në ora 14:30 në Tearcë.

#110vjet #JemiNjë 🇦🇱 👐

adv

Moti sot

0

Mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina. Me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Nga e diela nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore do të mbajë mot kryesisht i vranët me rënie të temperaturës së ajrit. Do të ketë reshje të herëpashershme, të cilat për shkak të ftohtit do të kalojnë në borë.

Në male dhe në vendet më të larta do të formohet mbulesë dëbore, veçanërisht në pjesët perëndimore.

adv

Grubi: Mandatet vijnë e shkojnë, veprat tona mbesin

0

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në Shqipëri me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Asgjë nuk i bashkon më shumë shqiptarët sesa Nëntori i ngjarjeve të mëdha historike të kombit tonë!

Kënaqësi të isha sot pjesë e ngjarjes së organizuar në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë, me ftesë nga miku im dhe kryetari i Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, Erion Veliaj.

Në fjalimin tim përcolla një porosi për atë se mandatet vijnë e shkojnë sa hap e mbyll sytë dhe se ajo që do ngelet prapa nesh janë veprat tona, ndaj duhet punuar që t’i afrojmë shqiptarët, ashtu siç e do Nëntori, flamuri dhe çdo qytetar i joni.

adv

Nuk ka fitues në duelin Angli – SHBA

0

Anglia barazoi 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raundin e dytë të sfidave në grup dhe shtyn për ndeshjen e fundit sigurimin e kualifikimit. “Tre Luanëve” tashmë do t’u duhet thjesht të shmangin një humbje me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uellsit, për të vijuar në fazën me eliminim direkt (nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, kriteri i parë është golaverazhi i përgjithshëm). Dhe për të qenë të sigurt në vendin e parë, anglezët duhet ta ftojnë ndeshjen e fundit.

Sa i përket ndeshjes me Shtetet e Bashkuara, rastet më të pastra u shënuan gjatë pjesës së parë, me amerikanët më pranë golit. Harry Kane në fillim të këtij fraksioni dhe Maunt në shtesë iu afruan golit për Anglinë, ndërsa amerikanët patën të rast të pastër me McKennien, kurse Pulisic u ndal nga traversa.

Vlen të përmendet edhe rasti i Harry Kane në shtesë, që ishte i fundit në këtë sfidë.

adv

Bexheti, Arsovska dhe Saidi rikonstruojnë terrenet sportive në Saraj

0

⚽️🏀🎾 Qyteti i Shkupitt fillon me rikonstruimin e 6 fushave të sportit në qendrën rekreative Saraj.

Sot bashkë me Kryetaren e qytetit të Shkupit znj. Danella Arsovska, drejtorin e N.P Rrugë dhe rrugica z. Said Saidi dhe drejtorin e Parqeve dhe Gjelbrimeve z. Zuhejr Rexhepi inspektuam nga afër fillimin e punimeve për rekonstruimin e gjashtë fushave të sportit në qendrën rekreative edhe atë: tre fusha për futboll, dy për basketboll dhe një për tenis, me sipërfaqe gjithsej prej 4000 m2.

🍀 Gjithashtu i shikuam nga afër edhe punimet që po zhvillohen nga Parqe dhe Gjelbrime për ndërtimin e hapësirës së gjelbërt afër objektit të komunës së Sarajit.

Ka shkruar kreu i Sarajit Blerim Bexheti në profilin e tij në Facebook!

 

adv

Drejtori Saidi bashkë me Arsovskën dhe Bexhetin në krye të detyrës (FOTO)

0

Drejtori i NP “Rrugët dhe rrugicat” Said Saidi së bashku me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti kanë inspektuar punimet në terren.

Lexoni statusin e plotë:

🔹Bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot ishim në terren për të inspektuar punimet të cilat po kryhen në Hasanbeg të Komunës së Gazibabës, më saktësisht në rr. “Hristofer Zhefaroviq” si dhe në komunën e Sarajit.

🔹Në Saraj na priti kryetari Blerim Bexheti me të cilin diskutuam rreth rikonstruimeve që po kryhen në terrenet sportive. Fëmijët dhe të rinjtë meritojnë fusha sportive me standarde evropiane dhe së bashku po punojmë për ti bërë realitet.

NË SHËRBIM TË QYTETARËVE, ME PUNË DHE PËRKUSHTIM 🤝

adv

28 Nëntori, ditë jo pune në Kosovë

0

Më 28 nëntor, të hënën të gjitha institucionet publike në Kosovë do të jenë në pushim.

Për nder të kësaj date, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

adv