12.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2776

Komuna e Çairit pjesë e vizionit të ri “ALBANAK”

0

🇦🇱Në 110 vjetorin e Pavarësisë kombëtare dhe ngritjen e Flamurit shqiptar🇦🇱 sonte në Tiranën tonë të bukur me komunat anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon bashkë me këshillat komunal, u bëmë pjesë e vizionit të ri ALBANAK.

Kjo është platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbejë si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për të rrjetëzuar këshillat komunalë, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë tanë, si dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive tona.

🇦🇱Një FLAMUR, një KOMB, një GJUHË!

#KomunaÇair
#KëshilliKomunalÇair
#unioniibashkive🇦🇱

adv

Holandë – Ekuador, asgjë më shumë se barazim

0

I duhej një tjetër fitore, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, megjithatë Holanda nuk ia ka dalë të shkojë përtej barazimit 1-1 ndaj Ekuadorit, duke lënë të hapur gjithçka në grup.

“Tulipanët” e nisën vrullshëm ndeshjen dhe morën avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Gakpo, i njëjti që shënoi gol edhe ndaj Senegalit, megjithatë vetëm kaq, pasi amerikano-latinët erdhën vazhdimisht në rritje.

Pas disa mundësive, Ekuadori ia doli të shënojë në shtesën e pjesës së parë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të një ekuadoriani, i cili nuk preku topin, por ishte para rrezes së portierit.

Megjithatë festa e ekuadorianëve nuk mund të ndalej më në fillim të pjesës së dytë, teksa pas grushtimit të Noppert, Enner Valencia ishte në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë dhe për të shënuar golin e tretë që e bën golashënuesin më të mirë ët Botërorit deri tani.

Pak minuta më vonë Ekuadori iu afrua edhe golit të fitores, por këtë herë traversa i mohoi përmbysjen e madhe, teksa vlen të theksohet se ndonëse me 4 pikë, Holanda nuk bind pas dy ndeshjeve të para.

Holandë – Ekuador 1-1 (Gakpo 6’/ Valencia 49′)

adv

Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi sot qëndruan në Gjilan ku u vendos gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cernica

0

Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gur themeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, inormon GAZETA.MK

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me këtë rast gjatë fjalimit të tij ka thënë se në këtë ngjarje ka dy gëzime.

“Gëzimin e parë e kam sepse gëzohet Rexhep Mala e Nuhi Berisha për vendosjen e këtij tribuni këtu, ndërkaq gëzimi i dytë është rinia, djalëria nuk e harron historinë, por ngrit shtatore të derdhur në bronz për Ramiz Cernicën. Të lumtë Alban, sepse një nga shqetësimet që ma paraqesin njerëzit është se ‘a thua gjeneratat që do të vinë pas do të jenë vlerësues të të gjithë atyre sakrificave që ka pasur kombi ynë’. Kjo është vepra më kapitale që një djalë i ri, kryetar i Komunës, nuk e harron të kaluarën sepse di ta ndërtojë të ardhmen”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me këtë rast ka thënë se ndihet i privilegjuar që si pushtet lokal dhe qeverisje e re, në cilësinë e kryetarit të Komunës, po vendos gur themelin e njërit prej figurave më të mëdha të historisë së popullit shqiptar.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Këshillit organizativ, Ismet Sylejmani, para të pranishmëve është shprehur se sot të gjithë bashkë kanë zbritur në Gjilan për të nderuar një gjigant për qëndrimin e tij madhor, me dinjitet të lartë kombëtar e me guxim epik të pashembullt.

adv

VMRO: Viktor Dimovski të mos dërgohet ambasador në Francë pas skandalit me oligarkun ukrainas

0

Viktor Dimovski të mos dërgohet ambasador në Francë pas skandalit me oligarkun ukrainas që mori shtetësi të vendit, Oleksandar Onishçenko. Kjo është kërkesë e VMRO-DPMNE-së. Aleksandat Nikollovski na kjo parti thotë se skandali ndodhi si pasojë e mungesës së drejtorit për kontroll të brendshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare, tashmë për 16 muaj. Intervistën me Nikollovskin mund ta ndiqni në emisionin 360 gradë sonte në Alsat.

“Ka betejë mes klanesh në LSDM për drejtor të ASK-së. Për këtë arsye nuk zgjidhet drejtori për kontroll të brendshëm, për këtë arsye Viktor Dimovski gjashtë muaj nuk dërgohet për ambasador në Francë dhe këtu të mos manipulohet me Komisionin për politikë të jashtme në Kuvend sepse propozimi për të erdhi tani kur doli skandali me Onishçenkon dhe ekzistojnë të paktën katër krahë në LSDM të cilët luftojnë, klani i afërt me Oliver Spasovskin, krahu i afërt me Mile Zeqeviç, krahu i Dimitar Kovaçevskit dhe krahu i Zoran Zaevit. Pas gjithë kësaj që ndodhi, gjëja e fundit që duhet të ndodhë është Dimovski të shkojë ambasador në Paris sepse kjo do të ishte turp për Maqedoninë. Gjithsesi Franca është njëra nga vendet më domethënëse të Bashkimit Evropian, mendoj se duhet të kemi raport serioz ndaj saj”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

adv

Bota e “pushtuar” nga ethet e një lufte, superjahti 73 milionë paund i Putin ikën nga Gjermania

0

Në një kohë që bota është nën ethet e një lufte Rusi-Ukraine, Vladimir Putin ka larguar jahtin e tij nga një port në Gjermani gjatë kësaj jave, duke nxitur spekulimet se ai po i frikësohet sanksioneve të mundshme në rast të sulmit.

Jahti i quajtur Graceful ka një vlerë prej 73,2 milionë paund. Ai është ndërtuar nga Sevmash në Rusi, ndërsa më pas lundroi për në Gjermani për modifikime të vogla.

Luksi mbizotëron gjithandej në jahtin 82 metra të gjatë. Jahti u “arratis” përpara se të gjitha riparimet të kishin përfunduar.

adv

LSDM: Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të mbështetet nga të gjithë deputetët

0

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se buxheti për vitin 2023, i cili është në procedurë parlamentare, është hartuar dhe është përgjigje ndaj pasojave të krizës energjetike dhe ekonomike.

Nga LSDM thonë se në të parashikohen 250 milionë euro për masa të reja ndihme.

“Krahasuar me vitin 2022, në Buxhetin e ri të ardhurat janë rritur me 14,8 për qind, ndërsa deficiti është ulur me 0,7 pikë përqindje krahasuar me parashikimet për vitin 2022. 75 miliardë denarë ose 10 për qind më shumë rriten mjetet për pagesën e pensioneve, ndërsa 12,5 miliardë denarë janë planifikuar për pagesën e beneficioneve për mbrojtje sociale të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve”.

“Janë siguruar mjete shtesë për harmonizimin e pagave me pagën minimale gjatë vitit të ardhshëm, sipas metodologjisë së re. Kjo do të thotë se tashmë në mars të vitit të ardhshëm do të kemi një rritje të re të pagës minimale dhe një rritje të re të pensioneve, ndërkohë që kujdesi për kategoritë e rrezikuara vazhdon”, thonë nga LSDM.

Më tej shtojnë se buxheti për vitin 2023 është zhvilluar dhe ofron kushte për rritje ekonomike, e cila në vitin e ardhshëm sipas projeksioneve të BERZH-it duhet të jetë 2,3 për qind, që është më shumë në raport me projeksionet për rritje në vendet e Eurozonës. i cili gjithashtu sipas BERZH-it është projektuar për 0,3 për qind.

adv

Kadare qytetar nderi në Tetovë: Nuk e kam lehtë të flas para lexuesve të botës iliro-shqiptare

0

Me fjalime dhe interpretime e pika muzikore, u shënua ceremonia e shpalljes së Ismail Kadaresë qytetar nderi i Tetovës. Shkrimtari i madhe, u shpreh se çaste të tilla janë të tilla janë të rralla për një shkrimtar, që të jetë para lexuesve të tij, të një prej qyteteve, siç tha ai të pafundme të botës iliro-shqiptare.

“Të dashur qytetar të Tetovës, duhet të më besoni se nuk e kam lehtë të flas, jo se nuk di të them fjalë nga më të ndërlikuara, por sepse çaste të tilla janë shumë të rralla në jetën e një shkrimtari, të jetë përpara lexuesve të një prej qyteteve të pagfundme të botës iliro-shqiptare. Këto janë çaste që çdo shkrimtar, sado që i njohur të jetë në botë ose në vendin e tij, i ëndërron t’i përjetojë, sepse jeta njerëzore ushqehet prej ngjarjesh të tilla dhe jo vetë, jeta njerëzoe e një vendi por e një hapësire të madhe, si është hapësira shqiptare”, tha shkrimtari Kadare.

Paraprakisht kryetari i Komunës së Tetivës Bilall Kasami, tha se sado që të përpiqemi ta nderojmë Kadarenë, asnjëherë nuk është mjaftë për një personalitet të tillë të shquar të kulturës sonë, që paraqet pasuri kombëtare, evropiane dhe botërore.

“Sot është një ndër ditët më të veçanta të qytetit. Jemi të nderuar dhe të privilegjuar që sot të shpallim qytetar nderi shkrimtarin e nderuer z. Ismail Kadare. Propozimi u pranua njëzëri, nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Tetovës, të cilët janë edhe lexues të veprës së tij. Sado që të përpiqemi ta nderojmë të madhin Ismail Kadare, ne sërish mund të bëjmë pak fare për këtë personalitet të shquar të kulturës sonë dhe për veprën letrare që ka krijuar gjeniu ynë. Kjo është vepër monumentale dhe paraqet pasuri jo vetëm për letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare, por edhe atë evropiane dhe botërore”, deklaroi Kasami.

Ismail Kadare sot u shpall qytetar nderi i Tetovës më 28 tetor në seancën e këshillit komunal ku të gjithë 31 këshilltarët, shqiptarë dhe maqedonas votuan “për”.

adv

Cilat vende të BE-së kanë reagime të energjisë bërthamore?

0

Operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë e ka bërë të qartë se BE-ja duhet të diversifikojë burimet e saj të energjisë, por ende nuk ka ndezur një kthesë në mbarë bllokun drejt energjisë bërthamore.

Vendet në favor të zhvillimit të energjisë bërthamore, si Franca, Finlanda dhe Polonia, kanë thënë se është kritike për tranzicionin nga qymyri dhe lëndët djegëse të tjera fosile. Ata gjithashtu tregojnë për përparimet teknologjike, të tilla si reaktorët e vegjël modularë, që mund të jenë më të lirë dhe më të lehtë për t’u sjellë në internet sesa termocentralet tradicionale bërthamore.

Komisioni Evropian do të vendosë më vonë këtë vit nëse do ta klasifikojë energjinë bërthamore si një burim energjie të pastër; nëse ndodh, kjo mund të nxisë investimet në energjinë bërthamore në të gjithë rajonin.

Vendet kundër zgjerimit të energjisë bërthamore, duke përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Portugalinë, kanë ngritur shqetësime në lidhje me asgjësimin e mbetjeve bërthamore dhe rreziqet e një aksidenti. Kostot e larta të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së termocentraleve bërthamore, si dhe rritja e përballueshmërisë së burimeve të energjisë së pastër si era dhe dielli, ndikojnë gjithashtu në pozicionin e tyre.

A mund të jetë energjia bërthamore një burim alternativ energjie?
Sot, rreth gjysma e vendeve të BE-së prodhojnë energji bërthamore. Franca ka reaktorët bërthamorë më të operueshëm, e ndjekur nga Belgjika dhe Spanja. Këto vende mund të rrisin prodhimin e energjisë së reaktorëve ekzistues relativisht shpejt, sepse shumica e reaktorëve normalisht nuk funksionojnë me kapacitet të plotë. Kjo ishte një nga zgjidhjet e propozuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë për të reduktuar varësinë evropiane nga gazi natyror rus.

Një projekt-plan për reduktimin e varësisë së BE-së nga Rusia i publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian nuk përmend energjinë bërthamore. Në vend të kësaj, ajo propozon partneritet me vende të tjera për të diversifikuar furnizimin e saj me gaz; përshpejtimi i përhapjes së burimeve të rinovueshme, të cilat tashmë prodhojnë më shumë se një të katërtën e energjisë elektrike të BE-së; dhe kursimi i energjisë, ndër alternativat e tjera.

Nëse vendet e BE-së do të vendosnin të kalonin në energjinë bërthamore, ka të ngjarë të ishte e vështirë. Rusia është një central elektrik në tregun e energjisë bërthamore: ajo siguron rreth 35 për qind të uraniumit të pasuruar të nevojshëm për reaktorët në mbarë botën dhe ka ndërtuar shumë nga reaktorët që kanë dalë në internet vitet e fundit.

adv

Burri vret gruan në Prishtinë dhe vetëdorëzohet në polici

0

Një grua 63-vjeçare është vrarë në Prishtinë në orët e para të mëngjesit, teksa autori i dyshuar është bashkëshorti i saj 70-vjeçar, i cili është vetëdorëzuar në polici.

I dyshuari është ndaluar teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtejshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua”, shprehet avokati Meshari Selimaj për tvklan.al.

Gjykata Supemre e Kosovës liroi nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën brenda azilit të qendrës Orenda në Pejë të Kosovës.

Ato u arrestuan në fillim të Nëntorit dhe u lanë në paraburgim për 1 muaj, por Gjykata Supreme i liroi sot duke pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës dhe hetimin e tyre në gjendje të lirë.

adv

Gjobiten 201 shoferë në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

0

Në territorin e Shkupit, policia dje ka gjobitur 201 shoferë, prej të cilëve 24 janë sanksionuar për ngasje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Siç informon MPB, janë shqiptuar 11 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër për automjete të paregjistruara, tetë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), 11 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, gjashtë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave…

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se do të vazhdojnë kontrollimet e përforcuara në trafik dhe u bën apel qytetarëve t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

adv