12.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2777

Ky është parashikimi për motin sot

0

Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët jugore e përforcuar nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në një interval prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 12 gradë Celsiusë.

adv

Universiteti i Tetovës realizon trajnime me arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore

0

Universiteti i Tetovës është akredituar për realizimin e gjashtë moduleve të trajnimeve për arsimtarët dhe shërbimet profesionale të shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në kuadër të programit për trajnime dhe ofrues të shërbimeve për avancim profesional, stafet akademike të Fakultetit Filozofik dhe Fakultetet Pedagogjik, kanë filluar realizimin e trajnimeve në këto module, si: Edukim në kontekst bashkëkohor; Zhvillim i shkathtësive socio-emocionale te nxënësit; Barazia gjinore dhe sensitiviteti gjinor në shkollë; Mësimdhënie e bazuar në qasje ndaj problemit; Mësimdhënie për zhvillimin e të menduarit kritik te nxënësit; Dizajnimi i testeve objektive të njohurive; Zhvillimi i shkathtësive sociale dhe vetëbesimit te nxënësit, ballafaqimi me sjelljet problematike dhe krijimi i klimës pozitive socio-emocionale në klasë”, theksohet në kumtesën e UT-së.

Për këtë qëllim, siç njoftojnë nga atje prej datës 31 tetor 2022, profesorët e Fakultetit Pedagogjik dhe të Fakultetit Filologjik kanë filluar me realizimin e trajnimeve me rreth 20 grupe të arsimtarëve, me temat e lartpërmendura, në disa qytete të vendit tonë, duke nisur nga: Tetova, Gostivari, Manastiri, Prespa, Shtipi, Strumica, Kriva Palanka, Kumanova dhe Shkupi. Ekipi trajnues, ditëve në vijim do të realizojnë trajnime edhe në Negotinë, Veles, Kavadar, Delçevë, Vinicë, Strugë dhe vende të tjera.

adv

Një vit nga tragjedia në Bullgari, avokati i familjeve: Hetimet ngecin, mungon interesi nga autoritetet

0
Avokati i një pjesë të familjarëve të tragjedisë në Bullgari  thotë se klientët e tij janë të diskriminuar nga të dyja shtetet, për ta ende nuk ka kompenzim të dëmit dhe as përgjigje se pse rruga nuk është realizuar siç duhet.
 
“Një vit pas, hetimeve në Maqedoni dhe Bullgari kanë stagnuar për shkak të mungesës së intersit nga të dyja palët. Nuk ka interes të zgjidhet rasti,  e as të zbulohen arsyet se pse rruga nuk ka qenë ashtu si duhet.”, tha Nikollaj Dimitrov, avokat.
Prokuroria bullgare ka konstatuar se shkaku për fatkqesinë e autobusit të Besa Transit ishte gabimi njezorë. Është kërkuar edhe ekspertizë për cilësinë e të gjitha rrugëve në Bullgari, por pavarësisht gjetjeve, prokuroria atje nuk ndryshon tezën e mëparshme se faji është i shoferit.
adv

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

0

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,89% në raport me vendimin e datës 22.11.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 24.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95   86,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98   88,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V)  90,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,046 (denarë/kilogram)

 

adv

Albin Kurti e pastron ‘plehun’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të Kosovës

0

Nga Kim Mehmeti

Jo vetëm të huajt, por edhe shumë opozitarë, i kërkojnë qeverisë së Kosovës të jetë sa më e kujdesshme e përafruese ndaj Serbisë. Kështu që ke përshtypjen se Kryeministri i Kosovës, e jo Vuçiqi, ka qenë hartues i luftërave të fundit që e përgjakën dhe e mbuluan me varreza masive Ballkanin.
Dhe përderisa një pjesë e Evropës ‘humane’ hapur mbanë anën e Serbisë, disa opozitarë shqiptarë me padurim presin dështimin e qeverisë së VV, me çka do mbuloheshin lëshimet që ata ua bënin kriminelëve serbë në Veri si dhe Beogradit zyrtar.
Sidoqoftë, duhet thënë se Albin Kurti sot nuk ka përballë vetes vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë që tani përballen me të shkuarën e vet të turpshme, gjatë së cilës, nuk ndërtoni shtet, por vila e shtëpi të shtrenjta për vetveten.
Siç duhet nënvizuar se Kryeministri i Kosovës sot merret me pastrimin e ’plehut’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit të cilët, në mos më shumë, duhej njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinë, apo një protektorat i Serbisë.
Andaj të vjen për të vjellë kur sheh si edhe në këto rrethana, ka politikanë e ‘mendjehapur’ shqiptarë që i kritikojnë veprimet e Kurtit, e të cilët dekada me radhë nuk vepruan, por duke iu nënshtruar Beogradit, vetëm përfituan dhe të cilët sot, për ta mbuluar të shkuarën e vetë poshtëruese, thuajse më shumë e dëshirojnë dështimin e Albin Kurtit, se sa demaskimin e Beogradit luftëndjellës.
Andaj duhet thënë hapur: nëse Beogradi ka vendosur të mbetet atë që ka qenë – kryeqendra e luftërave të reja ndërkombëtare – atëherë, sado paqësorë qofshim, ne s’kemi si e pengojmë këtë. Dhe kjo neve mund të na përballë vetëm me dy zgjidhje: o ta braktisim Kurtin e t’i përkulemi Vuçiqit, ose të dëshmojmë se meritojmë atdhe e shtet! (Kim Mehmeti)

adv

Transportuesit privat kërkojnë takim me Arsovskën, në të kundërtën do të bllokojnë rrugët

0

Pas vendimit të djeshëm për grevë të transportuesve privatë në transportin e qytetit në Shkup, sot përfaqësuesit e tyre po shkojnë në Qytetin e Shkupit me kërkesë për pranim nga kryetarja Danella Arsovska. Nëse nuk arrihet marrëveshje, njoftojnë kompanitë private, në ditët në vijim do të ketë bllokada në disa rrugë në Shkup.

“Të nderuar ju njoftojmë se transportuesit private kanë vendosur të hyjnë në grevë që nga pasditja e djeshme. Duke qenë se kërkesa e djeshme e drejtorit të “Slloboda Prevoz” për takim me kryetaren Danela Arsovska ende nuk është përgjigjur, që u është treguar para pak kohësh, një numër i madh i transportuesve privatë nga para hapësirave të “Slloboda Prevoz” janë drejtuar (dhe tashmë janë) para Kuvendit të qytetit ku do të kërkojnë takim me kryetaren e komunës, njoftojnë nga “Slloboda Prevoz”.

Nga “Slloboda Prevoz” paralajmërojnë se në të ardhmen do të vazhdojnë të informojnë opinionin për zhvillimet, ndonëse, siç theksojnë, sipas pozitave dhe kompetencave të tyre, nuk figurojnë si organizatorë dhe nuk mund të marrin pjesë në grevë, e cila është brenda autoritetit të transportuesve privatë si palë e prekur drejtpërdrejt. Por, shtojnë nga “Slloboda prevoz”, do të bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje korrekte dhe të pranueshme në situatën e dhënë.

adv

Maqedonia e Veriut merr 110 milionë eurot e para nga FMN

0

Maqedonia merr këstin e parë prej 110 milionë euro nga huamarrja e fundit e miratuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prej 530 milionë euro përmes Instrumentit për maturi dhe likuiditet, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Më parë, Bordi i Drejtorëve të FMN-së miratoi kredinë për Maqedoninë në kuadër të Instrumentit për maturi dhe likuiditet.

Sipas Ministrisë, fondet janë për përballimin e “goditjes që vjen nga jashtë, për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive dhe stabilitetin në furnizimin me ushqime dhe energji”.

Këto 110 milionë euro do të tërhiqen menjëherë dhe do të përdoren deri në fund të këtij viti kalendarik dhe kësti i radhës prej 155 milionë eurosh do të përdoret gjatë vitit 2023.

Ministria shton se pjesa tjetër ofrohet vetëm si masë paraprake dhe rezervë për vendin.

adv

Kodra e Diellit mbulohet nga bora

0

Në Malin Sharr mbrëmë ka rënë bora e parë. Nga fotot dhe video të shpërndara në rrjetet sociale shihet se majat e Malit Sharr janë mbuluar nga bora

Sipas DPHM-së, sot në vendet malore të vendit do të ketë reshje të borës.

Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

 

adv

“Partitë shqiptare i kontrollon BDI-ja”

0

Anketa e re tregon përparësi të dyfishtë të VMRO-DPMNE-së para LSDM-së, dhe kjo sipas nënkryetarit të VMRO-së, është realitet që po ndodhë pas gjithë këto vite jo punë dhe paaftësi të qeverisë dhe skandaleve që vijojnë.

Për këtë, në një intervistë për “Republika”, Misajllovski thotë se kërkojnë zgjedhje të parakohshme por LSDM ka frikë, transmeton Zhurnal.

Ai sqaron se në ky pushtet nuk ka sjellë jetë më të mirë dhe se qeveria e Zaevit dhe kjo e Kovaçevskit janë grupë oligarkësh që nuk kanë pikë të përbashkët me popullin dhe nuk i shohin nevojat e tyre.

“Për këtë më së miri nevojiten zgjedhje të parakohshme sepse ky pushtet na ka sjellë në hendek. Me këto anketa, kurdo që të jenë zgjedhjet, LSDM do të humbë me shumë dallim, VMRO-DPMNE do të fitojë mbi 20 deputetë më tepër se LSDM dhe do ta formojmë qeverinë e re”, thotë Misajllovski.

Ai mbështetet gjithashtu edhe te përqindja e atyre që kanë frikë të shprehen për kë do të votojnë, e që sipas tij, edhe aty shumica janë për VMRO-DPMNE-në.

“Shumica e tyre kanë frikë të shprehin mendimin e tyre, sepse janë në vende pune të administratës. Ne si parti duam të japim shpresë dhe energji të re se mund të jetë më ndryshe, se nuk janë të gjithë njesoj dhe mund të ndryshohet diçka. Dhe për këtë duhet sa më tepër retorikë pozitive para qytetarëve”, thotë ai.

Misajllovski e komenton kyçjen e partive opozitare shqiptare në Qeveri.

“Ata mendojnë se me hyrjen në pushtet do t’i përmirësojnë pozitat e tyre dhe do të jenë më të fuqishëm para votuesve të tyre. Mendimi im është se kjo është shumë e gabuar. Oponenti i parë që këta parti e sulmonin ishte BDI-ja. Po e cekë se të gjitha partitë politike nga opozita shqiptare hynë në qeveri. Besa ishte me LSDM-në e u hidhëruan, Aleanca ishte, u hidhëruan, doli, e tani dëshiron të hyjë përsëri. Kjo është e gabuar ndaj votuesve të tyre dhe nëse mendojnë se me sulmin ndaj VMRO-DPMNE-së do të fitojnë diçka gabojnë, nga kjo kuptohet se të gjitha partitë shqiptare janë të njejta dhe i kontrollon BDI-ja. Por, kjo është çështje e tyre dhe gjithsesi se do të pasqyrohet në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Misajllovski.

adv

MPB: 136 gjoba në Shkup, 11 për tejkalim të shpejtësisë

0

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 11 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për mosdhënien e përparësisë. Janë shqiptuar dhe 5 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për vozitje në gjendje të dehur…

adv