15.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 2778

Kuvend, fillon debati rreth propozim buxhetit për vitin 2023

0

Në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Për të do të debatojë Komisioni amë për financim dhe buxhet. Rreth propozim Buxhetit janë parashtruar mbi 250 amendamente.

Projektbuxheti është përgatitur në përputhje me Ligjin e ri për Buxhet dhe me të duhet të mbahet rritja ekonomike, të kryhen rregullisht të gjitha obligimet e shtetit, të mbështeten reformat dhe proceset integruese evropiane të vendit.

adv

Nxënësit shqiptarë të Çashkës nuk e shënuan sot Ditën e Alfabetit, kjo është arsyeja

0

Rreth 70 nxënës shqiptarë të Komunës Çashkë të Velesit nuk i’u gëzuan e nuk i kënduan këngë 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Madje, shumë prej tyre sot edhe vijuan procesin e zakonshëm mësimor në shkollën fillore “Todor Janev” ku tashmë me vite u mohohet e drejta për mësim në gjuhën amtare, prandaj detyrohen që mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase. Ndërsa ekipi i Alsat vizitoi këtë shkollë, nxënësit rrëfyen nëse dhe sa kanë njohuri për Ditën e Alfabetit.

A e di sot se cila festë është?
Jo.
A e di çfarë feste është “22 Nëntori”?
Jo.
Është dita e alfabetit shqip. A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Jo.
A di ndonjë vjershë shqip?
“Jo”.

A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Po.
Ma trego.
A, B, Ç, R.
A di ndonjë vjershë shqip, a e reciton ndonjë vjershë?
A, B, C, R.”

Çfarë lexon më shumë, përveç librave?
Lexoj lektyra.
Në cilën gjuhë I lexon?
Në maqedonisht.

Pse nuk mendon që në shkollën e mesme të vazhdosh në gjuhën shqipe?
Kam mësuar shumë vite këtu dhe më vjen mbrapsht të mësoj shqip, kam dëshirë të shkoj në maqedonisht”.

Prej në Çashkë u nisëm drejt fshatit Ellovec për të takuar nxënësit që për hir të 22 Nëntorit sot nuk kishin shkuar në shkollë. Rrëfimet e tyre janë të ndryshme, disa preferojnë që arsimin e mesëm ta vazhdojnë maqedonisht ndërsa të tjerët në shqip.

“Prej në klasë të parë mësoj maqedonisht, nuk kam asnjë problem, mirë më shkon. Më vështirë e kemi në lëndën e historisë, ka fjalë të rënda.

Në shkollë të mesme ku do të shkosh?

Përgjigje: Në Veles, maqedonisht, ashtu jam mësuar, do të regjistrohem në farmaci.
Pyetje: A lexon ndonjë libër në gjuhën shqipe, cila është e fundit?
Përgjigje: Po, lexoj. E fundit është “Mos u hidhëro” dhe kam mësuar shumë fjalë të mira”.

“Për në të ardhmen mendoj të regjistrohem në Shkup. Shqip të mësoj më mirë më vjen”.

“Sot është “22 Nëntori” dita e alfabetit.

A dëshiron ta mësosh ndonjë vjershë që ka të bëj me ditën e alfabetit, ditën e flamurit?
Dua të mësoj por s’ka kush të më mësoj.
A lexon diçka shqip?
Ndonjëherë, ndonjë gjë nga internet”.

Hajrullah Ameti, banor në këtë fshat shprehet i revoltuar për diskriminimin që po u bëhet fëmijëve shqiptarë në këtë pjesë.

“Më mirë mos të jemi gjallë. Në shekullin 21 të mësojnë nipat dhe stërnipat në gjuhën tjetër kjo është turp, shumë më vjen keq. Ndonjëherë edhe në shtëpi kur vijnë ju shkon gjuha të flasin maqedonisht mirëpo ne me këmbëngulje i mësojmë shqip”, tha Hajrullah Ameti, banor i fshatit Ellovec.

Mungesa e paraleleve shqipe në Çashkë është problem shumë vjeçar për të cilin janë propozuar zgjidhje të shumta por asnjëra prej tyre nuk rezultoi me epilog konkret./Alsat.mk

adv

Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët 28 Nëntorin mund ta festojnë vetëm pas orarit të punës!

0

Festat e nëntorit janë të një rëndësie të veçantë për shqiptarët, sepse shënojnë data historike kombëtare. Sipas ligjit për festa në Republikën e Maqedoninë së Veriut në vitin 2022 nga gjithsej 11 ditë jo pune për gjithë qytetarët e vendit, për shqiptarët është 1 ditë dhe për myslimanët 1 ditë. Dita e vetme për shqiptarët është ajo e sotshmja 22 nëntori, si festë që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Por, në realitet nëntori konsiderohet si muaji i shqiptarëve, dhe si ka mundësi që në Maqedoninë e Veriut për etnitet tjera të shënohen ditët e pavarësisë së shteteve amë, ndërkaq 28 Nëntori, Dita e pavarësisë së Shqipërisë, të mos shënohet si ditë feste për shqiptarët?!. Kjo mbase është edhe një vulosje e asaj që për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka diskriminim në gjitha rastet e mundshme, shkruan Zhurnal.

adv

Një vit nga tragjedia në Bullgari, familjarët kërkojnë zgjerimin e hetimeve

0

23 Nëntori 2021, është një datë që do të mbahet mend nga publiku në Maqedoni dhe Bullgari. Që në orët e para të mëngjesit mediat filluan të shpërndajnë informacione për një aksident të rëndë trafiku me autobusin e Besa Transit në rrugët bullgare. 44 pasagjerë vdiqën në aksident dhe shtatë mbijetuan. Por, derisa imazhet e ditës fatale zbehen për publikun e gjerë, kujtimet janë ende të freskëta për të mbijetuarit. Në mesin e tyre janë edhe Lulzim dhe Medina Sulejmani nga Presheva, të cilët folën për emisionin “360 gradë”.
Për organet e drejtësisë bullgare arsyet e ngjarjes janë të qarta. Por, që rasti të mbyllet zyrtarisht, siç thotë Prokuroria e Sofjes, familjarët e të vdekurve duhet të kontrollojnë dëshmitë.

“Nga ekspertiza rezultoi se shoferi e drejtonte autobusin me shpejtësi të madhe dhe të papërshtatshme, dhe shkak i incidentit në komunikacion me pasoja të rënda ka qenë gabimi njerëzor”, deklaroi Sijka Mileva – zëdhënëse e prokurorisë së Sofjes.

Por, avokati Dimitrov, i cili përfaqëson familjet, konteston hetimin, duke cituar raporte nga autoritetet përkatëse. Ai thotë se persona të caktuar duhet të përfundojnë në burg.

“Shoferi nuk e dinte se ku gjendej në rrugë. Nuk kishte shenja, ishte shtruar asfalt i keq… nëse gardhet mbrojtëse do t’i përgjigjeshin kërkesave të Bashkimit Evropian, dhe do të duhej, dera e autobusit nuk do të ishte bllokuar dhe persona të caktuar duhet të akuzohen dhe të shkojnënë burg”, u shpreh Nikolaj Dimitrov – avokat.

Pronari i Besa Transit, po ndiqet penalisht për falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht se ka kryer transport ndërkombëtar pa pasur licencë të lëshuar, nga Ministria e Transportit, por ka treguar dokumente false në kufi.

adv

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

0

Sot është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

adv

Jo çdo mosarritje e një marrëveshjeje është humbje, edhe kjo e ka fitoren e vet në tryezën e bisedimeve. Si?!

0

Jo çdo mosarritje e një marrëveshjeje është humbje, edhe kjo e ka fitoren e vet në tryezën e bisedimeve. Si?!

Gjatë bisedimeve të sotme në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare në lidhje me targat dhe normalizimit e marrëdhënieve fqinjësore, edhepse gjatë kësaj bisede kanë prezantuar ndërmjetësuesit e BE-së, pêrfaqësuesi i lartë diplomatik, Josep Borell dhe ai për bisedimet Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak, të cilët propozuan për fleksibilitet të qeverisë kosovare ndaj ilegalizimit të targave të veturave serbe.

Në këtë rast, kryeministri Kurti e ka parë të papranueshme një propozim të tillë për faktin se nuk duhet kërkuar fleksibilitet ndaj ilegalitetit dhe ajo që duhet ndërmarur hapat e përmirësimit dhe zbatimit të ligjit, është Serbia. Kosova është në të drejtën e saj kushtetuese dhe ligjore dhe kjo konsiderohet fitore pasiqë nuk ka tolerime në zbatimin e ligjit dhe shfaqjen e rezultateve të një shteti ligjor dhe sovran. Pavarësisht kërkesave të BE-së, interesi i kryeministrit Kurti është që Serbia të merr seriozisht shtetësinë dhe ligjet e Kosovës. Vuçiq duhet që në të ardhmen të mos e nëpërkëmbë shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu duhet t’i heq targat ilegale nga qarkullimi në Kosovë.

Sa i përket neglizhencës dhe moslehtësimit të duhur diplomatik të BE-së në këtë konflikt të stërzgjatur, i ka bërë të dëshpëruar jo vetëm qeveritarët e Kosovës, por besoj se gjithë qytetarët e vendit, ashtu siç ndjehet shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo, për faktin se BE-ja po anashkon vazhdimisht çështjen e zgjerimit për rajonin dhe të drejtat tjera që ju përkasin këtyre shteteve (siç është edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën).

A i bie kjo se mosmarrëveshjet e tilla në rajon të orientohen për zgjidhje paqësore kah diplomacia e SHBA-së?!
Mendoj që pa një rol aktiv dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bisedimet do mbesin të ngurta dhe vazhdimisht të stërzgjatura, e mos ardhtë deri te tensionimi dhe konflikti i armatosur, sikur para dy dekadave të errëta që përjetuan populli shqiptar. Kështu që, duket se ka ardhur koha që diplomacia amerikane të merr një rol më të madh në këtë proces, ashtu siç kanë marrë pjesë si paqebërës gjatë kohës së luftës.

adv

Pse z. Stojanovskit i pengon përdorimi i flamurit shqiptar në komunën e Çashkës !?

0

Pse Z.Stojanivskit I pengon perdorimi I flamurtarit Shqiptare në komunë e Çashkës?

Opinion nga Suat Usejni!

SIPAS REGJISTRIMIT TË VITIT 2002 KOMUNA E ÇASHKËS KA PASAUR:7673 banorë.

Edhe ate të nadre sipas grupeve etnike:

Sipas regjistrimit të vitit 2002, komuna e Çashkës ka pasuar 7673:

■ Maqedonasit 4370 -57,28%
■ Shqiptarët 2738 -35.23%
■ Turqit 390-5.70%
■ 2.89 të tjerë

Ndërsa sot po njejta komunë ka një ndryshim të madh demografik edhe atë:

Komuna e Çashkës:
■ Shqiptarë 4032/50.77%
■ Maqedonët 3071/38.60%
■ Turq 373 /4.70%

Duke barazuar në keto të dhena kuptojmë së Shqiptarët kanë një rritje prej 15.54% në krahasim me vitin 2002!

 

Sipas nenit. 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, simbolet shtetërore të Republikës së Maqedonisë janë: stema, flamuri dhe himni.

Sipas Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, me rastin e vendosjes së flamurit të bashkësive tjera etnike në sheshe dhe vende të tjera publike, duhet të vendoset edhe flamuri i Republikës së Maqedonisë.

Sipas neneve 2, 3, 4 dhe 5, të Ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive, të vitit 2011, pas fjalës ,,pjesëtarët e bashkësisë”, u shtuan fjalët:
,,që janë më tepër se 50% e popullsisë në atë njësi të vetëqeverisjes lokale”.

Tani lindë pyejta pse z.Stojanovski nuk e respekton ligjin per perdorimin e simboleve komtar,duke marrë parasysh që Shqiptaret jane shumice dhe ate mbi 50 %?

Duke mos harruar që z.Stojanvski vjen nga nje parti që premtoj SHOQERI PER TE GJITHË?
MOS TE FOLIMIM PER PERFAQSIMIN E SHQIPTAREVE NË KOMUNEN E ÇASHKËS QË NUK ARRIN AS 0.01 %

A DUHET TË REAGOJË ISPEKTOR PER VETËQEVERISJESE LOKALE??

adv

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.

adv

Në prag të Ditës së Alfabetit, shqetësime për përdhosjen e shqipes

0

Në prag të 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit ku u bë edhe unifikimi i alfabetit, gjuha shqipe sot nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Përdorimi i fjalëve nga zhargoni i përditshëm, huazimet apo edhe komunikimi kryesisht në gjuhë të huaj i më të rinjve kanë bërë që gjuha shqipe të mos flitet në formën e saj më të pastër.

Profesori Avzi Mustafa thotë se ndjen keqardhje për gjendjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se mësimdhënësit kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në mënyrën se si brezat e rinj shprehin mendimin në gjuhën amtare, sepse sipas tij, nxënësi është shëmbëlltyre e mësimdhënësit. Sipas tij do të duhej të ekzistojë një komision detyra e të cilit do të ishte monitorimi i zbatimit dhe realizimit të gjuhës shqipe.

“Ka një mungesë kujdesi ndaj gjuhës shqipe që ka filluar shumë më herët këtu në Maqedoni, që nga viti 1981-1982. Kur erdhi demokracia menduam se do të fillojë nga e mbara, filloi nga e kundërta. Nipëri e mbesat mes tyre komunikojnë në gjuhën angleze, prandaj me të drejtë edhe me të drejtë profesori Xhevadin Shkurtai thotë se tani është koha e “ urgjencës gjuhësore. Nxënësi është shëmbëlltyrë e mësuesit apo mësueses, si flet mësuesja ai e përvetëson. Mirëpo edhe ato nuk kanë kujdes ndaj gjuhës shqipe. Në shkrim qëndron pak më mirë se sa në të folur”, deklaroi Avzi Mustafa- profesor.

Zbatimi i gjuhës shqipe në vendin tonë has në sfida edhe nëpër institucione. Pavarësisht ligjit në fuqi, shumë institucione në vend zbatojnë pjesërisht ose aspak gjuhën shqipe. Disa të tjera kërkojnë ndihmë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve për përkthimin e dokumenteve.

“Normalisht ky vit na gjen me një shkronjë plus sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet në vend, sepse do vit nga një shkronjë po zbatohet. Aktualisht jemi duke përkthyer formularët e Kadastrës, që janë mbi 300 formularë, të Doganave, dhe të Bankës Popullore. Domethënë rreth një mijë formularë. Po tani, të themi Policia Financiare, Drejtoria e Të ardhurave Publike dhe disa institucione të tjera që deri më sot, kemi pasur takim ndoshta me zëvendësit, që janë shqiptar, por drejtorët nuk kanë shprehur interes”, u shpreh Ylber Sela- Drejtor AZGJ-së.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14 dhe 22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme. /Alsat.mk

adv

EDITORIAL/ Me vite po kërkohet vetting por assesi të realizohet, kush po frikësohet !?

0

Vettingu është një proces me të cilin do të duhej të pastrohej skena politike, ajo e drejtësisë dhe e sigurisë nga krimi i organizuar, nga papërgjegjshmëria dhe nga korrupsioni. Ky proces aspak i lehtë, është kryer nga çdo shtet që ka dashur të ketë shtet serioz, të pastër dhe të sigurt! Në të kundërtën shteti do të mbetet i kapur dhe kurrë nuk do të sundojë ligji e drejtësia. Maqedonia e Veriut duhet urgjentisht ta zbatojë këtë proces nëse dëshiron të ketë shtet tamam si çdo shtet tjetër në botë!

Çka synon vettingu!

Vettingu i politikës synon pastrimin e niveleve më të larta të shtetit nga individë që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar — qëllimi është që në Kuvend, në qeveri, në krye të komunave dhe institucioneve të tjera kushtetutuese të mos ketë individë, të cilët kanë kontakte apo shoqërim me persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Për rrjedhojë, vettingut do të duhet t’i nënshtrohen kryeministri, ministrat, deputetët dhe drejtuesit apo anëtarët e institucioneve kushtetuese e ligjore që votohen nga Kuvendi.

Procesi i vettingut do të duhet të kalojë në dy faza. E para, është vetëdeklarimi—paraqitja e një deklarate të detajuar në lidhje me kontaktet, shoqërimin apo lidhje të tjera me persona me aktivitet kriminal—deklarimi bëhet nën përgjegjësi ligjore, pra nëse vertetohet se është plotësuar informacioni qëllimisht i rremë, deklaruesi ndëshkohet penalisht, shkruan Zhurnal.

Faza e dytë është ajo e verifikimit të vetëdeklarimeve dhe mbledhjes të çdo informacioni tjetër zyrtar nga institucionet shtetërore. Verifikimi nënkupton kryerjen e një hetimi të plotë për të parë nëse funksionari ka apo jo kontakte me individë të krimit të organizuar. Nëse nga ky hetim, zbulohet ekzistenca e kontakteve të tilla, personit i ndalohet të zgjidhet në Kuvend apo në krye të Komunës, i ndërpritet mandati apo shkarkohet nga detyra që mban, sipas rastit. Të njëjtat pasoja vijnë edhe në rastin kur personi nuk pranon të kryejë vetëdeklarimin, apo paraqet të dhëna të pasakta.

Vettingu i politikës nuk i mbivendoset as dekriminalizimit, as reformës në drejtësi, por ky proçes është një hap plotësues në garantimin e integritetit të funksionarëve të lartë publikë.

Dekriminalizimi synon që të largojë nga funksionet e larta drejtuese dhe administrata publike, personat me dënime kriminale në të kaluarën e tyre, ndërsa vettingu në politikë synon largimin e zyrtarëve, që janë të padënuar, por në një mënyrë apo një tjetër kanë shoqëri me njerëz të përfshirë në aktivitete kriminale.

Të dyja së bashku kanë për qëllim që ta pastrojnë politikën qoftë nga ata që kanë kryer krime vetë, qoftë nga ata që kanë lidhje me kriminelë. Në këtë kuptim, vettingu në politikë është thellim apo plotësim i proçesit të dekriminalizimit të politikës.

Procesi i Vettingut nëpër botë

Vettingun si proces i pastrimit të figurave kyçe në sistemin politik, të drejtësisë, të sigurisë etj, e kanë përdorur shumë shtete në botë dhe vazhdon të përdoret gjithandej me qëllim të pastrimit të shtetit nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe problemet që vazhdimisht e pengojnë zhvillimin demokratik të tij.

Nga shtetet e rajonit fillimisht ishte Shqipëria, ajo e cila u ballafaqua me vettingun në procesin e drejtësisë, si proces që do të pastronte shtetin nga personat e kriminalizuar. Por, sistemin e vettingut e kanë përdorur edhe Hungaria, Çekia, Polonia dhe një sërë shtetesh të Evropës lindore. Finlanda në vitin 2002 miratoi një ligj i ashtuquajtur vetting i sigurisë, i cili i mbulon kriteret themelore të vettingut duke specifikuar fillimisht aplikantët për procedurat e vettingut e më pas procedurat e sigurisë, deri në masën e kontrollit të financave dhe lidhjet ndërkombëtare të personit që i nënshtrohet procedurës së vettingut.

Në vitin 2008, së bashku me ndryshimet në 2012, Kroacia ka Ligj për vetting të sigurisë që rregullon kontrollimin e individëve dhe personave juridikë. Ky ligj përfshin punësimin në institucionet shtetërore, agjencitë e sigurisë dhe të zbulimit, organet e luftës kundër krimit të organizuar, Ministrinë e Punëve të Jashtme, organet e Bashkimit Evropian dhe organet me interes të veçantë për sigurinë e shtetit. Ligji gjithashtu parashikon që procedura e vettingut të përsëritet në çdo 5 vjet.

Procesin e Vettingut thuajse duhet ta zbatojnë të gjitha vendet që kanë shprehur interes të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ndërsa së fundmi edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë planifikuar që ta zbatojnë këtë proces.

Vettingu zbatohet thuajse në të gjitha shtetet në zhvillim, e sidomos në shtetet e Afrikës, ku krimi i organizuar është më i lartë.

Por, ky proces është i vazhdueshëm dhe zbatohet gjithmonë në shtetet e zhvilluara, sidomos kur bëhet fjalë për sektorin e sigurisë, drejtësisë, politikës së jashtme dhe vendeve kyçe në shtet, shkruan Zhurnal.

Gjyqësori, i pari që duhet të pastrohet në Maqedoninë e Veriut

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut do të duhet të jetë sektori i parë i cili duhet t’i nënshtrohet vettingut. Aktualisht janë bërë përgatitje për fillimin e këtij procesi në gjyqësor ku duhet të trajtohen gjykatësit e prokurorët në mënyrë të barabartë.

Me këtë metodologji të pastër për vlerësimin e punës në gjyqësor, garantohet se nuk do të ketë asnjë ndarje apo pastrim të padrejtë në gjyqësor. Për qytetarët ekzistojnë dy kategori funksionarësh në çdo fushë. Njerëz profesionistë dhe të përgjegjshëm, dhe njerëz jo profesionistë dhe të papërgjegjshëm. Vetëm kjo ndarje është e vlefshme dhe duhet t’iu interesojë qytetarëve.

Gjatë vlerësimit duhet të merren parasysh profesionalizmi, puna në kohë, efikasiteti, paanshmëria, përmirësimi në karrierë dhe vlerat organizative. Vlerësimi do të bëhet në çdo katër vjet, por duke u bazuar në raporte gjashtë mujore , do të ndahen në mënyrë të rastësishme gjashtë lëndë që do të analizohen.

Gjyqësori është sektori ku qytetarët kanë më së paku besim prandaj ky sektor duhet të pastrohet sa më shpejt nga prokurorët e gjykatësit e papërgjegjshëm.

Të pastrohen edhe politikanët!

Përveç procesit të pastrimit të gjyqtarëve e prokurorëve, në Maqedoninë e Veriut ka nevojë që sa më shpejtë të pastrohet politika! Politikanët e inkriminuar, ata që kanë lidhje me krimin, me personat që janë nën hetime, me personat e dyshuar, me personat e korruptuar dhe nëse vet kanë pasur të kaluar kriminale, duhet urgjentisht të pastrohen dhe mos të kenë të drejtë të marrin pjesë në proceset zgjedhore. Politika duhet të jetë e pastruar nga personat me prapavijë kriminale. Ky proces edhe pse duket i vështirë për t’u arritur, shteti duhet të jetë shumë i vendosur që politikanët të cilët kanë pasuri të paarsyetuar të përjashtohen njëherë e përgjithmonë nga politik bërja në vend.

Këtë proces e kanë zbatuar të gjitha shtetet që kanë dashur të kenë shtet të zhvilluar dhe të largohen nga e kaluara e errët historike. Sidomos më së shumti e kanë aplikuar shtete që kanë dalë nga komunizmi dhe më pas u anëtarësuan në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ky sistem që zbatohet edhe sot e kësaj dite në botën e zhvilluar perëndimore, nuk e lejon një person me histori personale ose familjare të kriminalizuar që të merret me politikë. Nuk e lejon një person që ka lidhje me kriminin e organizuar që të marrë pozita në administratën shtetërore, qoftë në sistemin e sigurisë, të mbrojtjes, të politikës së jashtme apo edhe të drejtësisë.

Shtetet e zhvilluara, proces të vettingut zhvillojnë edhe kur i japin leje për vizë hyrëse një shtetasi të huaj, kurse ne nuk kontrollojmë njerëzit edhe kur marrin pozita më të larta. Kjo, nëse është në interes të politikës ditore të politikanëve, duhet të kuptohet se është në dëm të madh të shtetit dhe të ardhmes së zhvilluar të këtij shteti.

Edhe pse duket i vështirë për t’u realizuar, partitë politike duhet njëherë e përgjithmonë të pastrohen nga të korruptuarit dhe kriminelët që u rrotullohen çdo ditë nëpër zyrat e partive, e sidomos kur kyçen në procesin e zgjedhjeve. Kjo tregon, se kriminelët dhe të korruptuarit janë në shërbim të partive politike. Prandaj, çdo kryetar partie duhet ta kontrollojë fillimisht personin që i beson një post deputeti, ministri apo drejtori. Ndryshe, çdonjëri do të konsiderohet se është i korruptuar. Populli thotë, “me kë shoqërohesh, ashtu je”, prandaj edhe politikanët nuk mund të thonë se janë të pastër, përderisa rrinë natë e ditë me kriminelë e të korruptuar!/Zhurnal.mk

adv