23.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 42

27 vjet nga b0mbardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe

0

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për një armëpushim.

“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.

Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili i autorizoi sulmet ajrore.

Kjo fushatë përbënte herën e parë që NATO-ja e përdorte forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Fushata përfshiu rreth 1.000 avionë që operuan nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani, si dhe aeroplanmbajtësen e vendosur në Detin Adriatik, USS Theodore Roosevelt.

Avionët kryen mbi 38.000 fluturime – prej të cilave 10.484 fluturime sulmuese – pa asnjë fatalitet në mesin e aleatëve.

Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.

Në përmbyllje të fushatës, presidenti Clinton pati thënë se kërkesat e komunitetit ndërkombëtar ishin përmbushur, përfshirë: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.

“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore – për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”.

Bombardimet u ndalën një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.

Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40.000 forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.

KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur në 4.767 trupa sot, nga 33 vende të botës.

Lufta përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur – mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë – shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara.

adv

SHBA–Iran / Deklarata e Trump ul çmimin e naftës, Teherani e mohon

0

Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme.

Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme.

Nafta bruto Brent ra me 13% në rreth 96 dollarë për fuçi. Çmimet e benzinës kanë rënë po ashtu. Trump shkroi fillimisht në Truth Social të hënën se kishte udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtynte të gjitha sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit për një periudhë pesë-ditore, për të parë ecurinë e bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit. Më pas presidenti amerikan ka thënë se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.

Megjithatë, ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë midis dy vendeve. “Nuk janë zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara. Lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për t’i shpëtuar moçalit në të cilin janë bllokuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”, deklaroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf,

adv

Arre’stohen 4 persona për k0rrupsion në patentë-shoferë, përfshi një ekzaminere

0

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka thënë se në mesin e katër personave të arrestuar për veprat penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar e keqpërdorim në procesin e marrjes së patentë-shoferit është edhe një ekzaminere e angazhuar nga ministria të cilën ai e udhëheq.

Ai shkroi në faqen e tij në Facebook se e mirëpret këtë aksion dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

“Për vepra penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot nga organet e rendit janë arrestuar 4 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre është edhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Si Ministri, e mirëpresim aksionin e zhvilluar dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përgjegjëse të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, ka thënë ministri Basha.

adv

DAP paralajmëron masa për moszbatim të normës së re 10% për karburantet

0

Nga 24 marsi deri më 6 prill 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhën kohore për zbatimin e normës preferenciale tatimore, të miratuar në një seancë të jashtëzakonshme qeveritare të mbajtur dje, në periudhën nga 24 marsi (00:01) deri më 6 prill (24:00) 2026, do të zbatohet një normë preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e burimeve të energjisë (karburanteve), njoftojnë nga DAP.

“DAP informon se të gjithë tatimpaguesit që kryejnë tregti me pakicë të karburanteve motorike dhe lubrifikantëve në dyqane të specializuara janë të detyruar të zbatojnë me kohë listën tarifore nga vendimi, pra të përshtatin sistemet fiskale, listat e çmimeve dhe faturimin, me qëllim që të llogarisin, regjistrojnë dhe shfaqin saktë normën preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej 10 përqind”, thuhet në deklaratën e DAP-it.

Nga DAP theksojnë se zbatimi i kësaj mase duhet të jetë konsistent dhe në përputhje me dispozitat ligjore. Drejtoria e të Ardhurave Publike do të kryejë kontrolle të përforcuara me qëllim sigurimin e përputhshmërisë së plotë, dhe do të merren masa të përshtatshme ligjore për çdo parregullsi.

adv

Musk: Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al

0

Elon Musk tha se projekti Terafab i Tesla-s për të bërë çipa të Al do të nisë brenda shtatë ditësh.

Musk kishte thënë vitin e kaluar se Tesla ndoshta do të duhet të ndërtojë “një fabrikë gjigante” për të bërë çipa të Al.

Ndryshe, Musk vitin e kaluar paraqiti plane të mundshme prodhimi.

Ai tha në atë kohë se prodhuesi i automjeteve elektrike mund të bashkëpunonte me Intel.

“E dini, ndoshta do të bëjmë diçka me Intel”, deklaroi ai.

“Nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje, por ndoshta ia vlen të diskutojmë me Intel”, kishte shtuar Musk.

adv

Çmimi i arit ka rënë në mënyrë drastike, sot në bursat botërore

0

Çmimi i arit ka rënë në mënyrë drastike. Sot, në bursat botërore, një gram ar i pastër (24 karat) tregtohet me 118 euro, ose një ons (31.1 gramë) shitet për 3,691 euro.  Sipas analistëve ekonomikë, rënia e çmimit është rezultat i forcimit të dollarit amerikan dhe pasigurive që lidhen me inflacionin global. Edhe pse ari tradicionalisht konsiderohet një strehë e sigurt në kohë krize, kushtet aktuale të tregut po ushtrojnë presion mbi vlerën e tij.

“Investitorët aktualisht po kalojnë drejt instrumenteve të tjera financiare, gjë që po ndikon në uljen e kërkesës për ar”, thonë ekspertët e tregut.

Megjithatë, parashikimet afatgjata mbeten të kujdesshme, me pritjet se ari mund të forcohet përsëri nëse rreziqet ekonomike thellohen globalisht.

adv

Tramp njoftoi se SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike të Iranit

0

SHBA-ja thotë se do t’i  pezullojë sulmet ndaj centraleve dhe strukturës energjetike iraniane, për shkak të bisedimeve që presidenti amerikan i ka cilësuar si “frytdhënëse” me Teheranin. Donald Trump, bazuar në këto bisedime shprehet optimist për zgjidhje përfundimtare të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“E kam udhëzuar Departamentin e Luftës që t’i pezullojë të gjitha sulmet ushtarake ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, deklaroi Donald Trump, president i SHBA-së.

*Kam urdhëruar departamentin përgjegjës t’i pezullojë të gjitha sulmet në pesë ditët e ardhshme

Por pavarësisht pretendimeve të Tramp për të ndaluar luftën, Izraeli sot ka sulmuar sërish Iranin. Ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”.

Bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit u zhvilluan në kohën kur po rrjedh afati 48 orësh, i ultimatumit, që presidenti Tramp të shtunën i dha Iranit. Trump kishte kërcënuar se nëse brenda këtij afati, Irani nuk e hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit, do të sulmonte dhe shkatërronte centralet e tij energjetike. Kjo nxiti kërcënime për kundërpërgjigje nga Garda Revolucionare e Iranit, i cili kërcënoi se nëse ndodhte një gjë e tillë, do t’i sulmonte centralet energjetike të Izraelit dhe ato që i furnizojnë bazat amerikane në rajonin e Gjirit.

Kujtojmë se së fundmi Irani, sulmoi me dy raketa balistike dy vendbanime të Izraelit, ku mbetën të plagosur rreth 180 persona. Sipas të dhënave të grupit iranian për të drejtat e njeriut, HRANA, që nga 28 shkurti kur filloi lufta në Lindjen e Mesme, u vranë më shumë se 3000 njerëz.

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit, kundrejt Iranit, ka tronditur tregjet globale, ka rritur kostot e karburantit, ka nxitur frikë për inflacion global dhe ka lëkundur aleancën perëndimore të pasluftës./ Alsat.mk.

adv

Sonte nis rrugëtimi i VLEN si subjekt politik

0

Sonte liderët e koalicionit VLEN-it do të mblidhen për të përcaktuar dinamikën e shndërrimit të koalicionit në subjekt politik, përcjell TV21. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se sonte do të diskutohen edhe kërkesat e Alternativës, dhe siç theksoi ai, do të nisë rrugëtimi i VLEN-it si një subjekt politik.

“Ne atë që e kemi përcjellur përmes lajmeve, që Alternativa, ashtu si edhe Lëvizja Besa dhe LD-ja, tashmë morën vendim për shkrirje të organeve partiake në një subjekt të vetëm. Ne sot kemi takimin e radhës ku besoj që do t’i sqarojmë këto çështje edhe me Alternativën dhe nga sonte unë besoj që do të nisë rrugëtimi i VLEN-it drejt një subjekti politik”, tha Kasami.

adv

Mbi 1,500 vik’tima në Iran nga përplasjet rajonale

0

Një hartë e publikuar nga Al Jazeera paraqet bilancin e viktimave nga përplasjet e fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave të përditësuara deri të hënën, 23 mars, humbjet më të mëdha janë regjistruar në Iran, ku raportohen 1,500 të vrarë dhe 18,551 të plagosur.

Bilanci i viktimave në vendet e prekura nga sulmet është si më poshtë:

Iran: 1,500 të vdekur, 18,551 të plagosur
Liban: 1,001 të vdekur, 2,854 të plagosur
Katar: 16 të plagosur
Emiratet e Bashkuara Arabe: 8 të vdekur, 160 të plagosur
Oman: 3 të vdekur, 15 të plagosur
Irak: 61 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Kuvajt: 6 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Bahrein: 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Arabia Saudite: 2 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Siri: 4 të vdekur
Jordani: 28 të plagosur
Izrael: 18 të vdekur, 4,697 të plagosur
Ushtria amerikane: 13 të vdekur, 200 të plagosur
Territoret palestineze: 4 të vdekur

Të dhënat tregojnë për një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit në rajon, me pasoja të rënda humanitare dhe një bilanc në rritje viktimash në disa shtete.

adv

Haradinaj: Qytetarët po varfërohen, ndërsa politika merret me vetveten

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për gjendjen në vend, duke thënë se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe mungesë perspektive.

Ai ka theksuar se situata politike dhe institucionale është e rënduar, ndërsa vëmendja po largohet nga problemet reale të qytetarëve, si varfëria, rritja e çmimeve dhe emigrimi.

Haradinaj ka përmendur edhe mungesën e investimeve, projektet e papërfunduara dhe shpenzimet e mëdha në procese zgjedhore, duke shtuar se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes qytetarëve.

Reagimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

E dhimbshme kur jonormaliteti shndërrohet në mënyrë jetese.

Kur vendi qeveriset për një vit të tërë, në kundërshtim me krejt normat ligjore e kushtetuese.

Kur bëhemi vendi i vetëm me parlament të zgjedhur, por të pezulluar.

Kur temat politike bëhen kryefjalë e debatit publik dhe qitet në harresë jeta e njeriut të zakonshëm.

Atij njeriu, i cili detyrohet të gjejë strehë ekzistence nëpër botë e atje të kryejë punë të rënda, që jo rrallë i kushtojnë edhe me jetë, siç ishte rasti i tre qytetarëve fatkeq që humbën jetën në një vendpunishte në Vjenë.

Më nuk po flasim për vargun e njerëzve që po e braktisin Kosovën. Për ata që nuk e lidhin fillimin me fundin e muajit. Që tryezën e kanë përditë e më të varfër. Për pushtetin që e shtrenjton rrymën sa herë që i teket. Për zhgënjimin e prindërve me sistemin shkollor të fëmijëve të tyre. Për të sëmurët që shërimin e kanë të papërballueshëm.

E dhimbshme se si ndihmat prej 100 eurosh në prag të zgjedhjeve, që nuk janë më shumë se sa lëmoshë, po shndërrohen në mrekullinë e “çudibërësit”.

Si ndodhi që u zhdukën nga fjalori e preokupimi ynë investimet kapitale apo investimet e huaja? U harruan qindra tenderë njëburimorë, apo projektet e filluara vite më parë e që nuk po përfundojnë.

Ata që nuk janë të zotët të kryejnë punë, zakonisht arsyetohen se Kosova nuk është Zvicër as Gjermani, por sa u përket çmimeve, shpeshherë jemi më Zvicër e Gjermani se sa ato vetë.

Jemi i vetmi vend që brenda një viti i mbajmë katër palë zgjedhje dhe ku e bllokojnë zgjidhjen e na çojnë prapë në zgjedhje. Ku një parti politike e vetme, veç për propagandë, shpenzon mbi 4 milionë euro për zgjedhje e shumë miliona të tjerë nga ata që janë të obliguar t’i organizojnë zgjedhjet, të gjitha këto para të taksapaguesve.

Në gjithë këtë periudhë kohe të jonormalitetit politik e institucional, viktima e vetme ka qenë qytetari i Kosovës. Ai është varfëruar, ai është përballur me sfidën e mbijetesës, ai ka emigruar…

Prandaj sot është koha që ai ta marrë fatin në duart e veta. Këtë gjendje të rënduar mund ta ndryshojë vetëm sovrani dhe kjo bëhet vetëm duke ndëshkuar fajtorët për gjendjen në të cilën është.

Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur. Këtu mund të sigurohet e ardhmja e sigurt jo vetëm për ne që jetojmë këtu, por edhe për ata qindra mijëra qytetarë që sot janë në diasporë.

Unë kam shpresë për ditë më të mira!

adv