15.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026
Home Blog Page 44

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

0

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore me shi të lehtë herë pas here, dhe në male dhe në disa nga vendet më të larta me borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga verilindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsiusë.

adv

Kuvendi Qendror i Alternativës “dritë jeshile” për unifikimin me VLEN

0

Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit politik VLEN.

“Me këtë rast, pas informimimit që e bëri kryetari i Alternativës, Bekim Sali, për bisedimet e deritanishme për këtë temë, si dhe pas një diskutimi të gjatë dhe shterues, Kuvendi Qendor i Alternativës – në mënyrë unanime – i mori këto vendime:

Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN.

Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e Alternativës.

Kuvendi Qendror sugjeron që, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare për unifikimin e VLEN-it në një subjekt politik, të detajohen edhe të drejtat dhe detyrimet e secilit organ të partisë së ardhshme VLEN.

Kuvendi Qendror i Alternativës e autorizon kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim”, thuhet në komunikatën e Alternativës.

adv

Ulen çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut

0

Qytetarët duke filluar nga sot do të furnizohen me karburante më të lira. Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend – OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil – çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Paschos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.

Edhe pse KRRE me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë e OKTA-s paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve ndaj konsumatorëve.

adv

Taravari fiton në gjykatë, vuloset kontrolli mbi çështjet statutare të ASH-së

0

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, bën të ditur se Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur në favor të kërkesës së tij lidhur me çështjet statutare të partisë, duke refuzuar njëkohësisht pretendimet e Ziadin Selës.

Sipas njoftimit, gjykata ka miratuar regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e partisë të propozuara nga Taravari, ndërsa ka shfuqizuar Statutin e miratuar në Kongresin e III-të të Jashtëzakonshëm të 24 dhjetorit 2022.

Në vend të tij, në Regjistrin Gjyqësor është regjistruar Statuti i Kongresit të II-të, i mbajtur më 27 mars 2022, në përputhje me vendimet e Kongresit të IV-t të Jashtëzakonshëm të 16 shkurtit 2024 në Shkup.

Po ashtu, gjykata ka hedhur poshtë si të pabazuara kërkesat e Selës për ndryshimin e kryetarit të partisë dhe për ndërhyrje në statut, thuhet në reagimin e këtij krahu të ASH-së.

adv

BDI: Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë qindra euro më shumë

0

Përfaqësuesja e Bashkimi Demokratik për Integrim, Imrane Veliu Aliu, në një konferencë për shtyp ka ngritur alarmin për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe mungesën e reagimit nga ana e Qeverisë.

Sipas të dhënave të prezantuara, konsumi i derivateve për transport në Maqedonia e Veriut arrin rreth 720 mijë ton në vit, përkatësisht 60 mijë ton në muaj dhe rreth 2 mijë ton në ditë. Bazuar në këtë konsum, BDI vlerëson se mosndërhyrja e institucioneve po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685 mijë euro në ditë, apo mbi 5.1 milionë euro në javë.

Sipas kësaj analize, vetëm gjatë dy javëve të fundit qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për karburant.

Rritja e çmimeve prej 21 denarë për litër ka prekur drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë drejt Shkup. Sipas BDI-së, qytetarët e Tetovë paguajnë rreth 600 euro më shumë në vit, ata të Gostivar rreth 780 euro, ndërsa qytetarët e Kumanovë rreth 579 euro më shumë në vit.

“Këto janë shifra alarmante që rëndojnë drejtpërdrejt mbi buxhetin familjar dhe përkeqësojnë standardin jetësor të qytetarëve”, theksoi Aliu, duke kërkuar masa urgjente nga Qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur ekonominë familjare dhe bizneset.

adv

BYTYQI: PO CENOHEN TË DREJTAT E SHQIPTARËVE

0

BYTYQI: PO CENOHEN TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Qeveria e udhëhequr nga LSDM po tenton të zhbëj dhe të cenojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, theksoi deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi në emisionin ZOOM në RTVM2. Ai theksoi se VMRO-DPMNE po udhëheq një politikë nacionaliste, duke cenuar interesat dhe të drejtat e etnive tjera që jetojnë në Maqedoni të Veriut.
“Absolutisht po dëmtohen të drejtat e shqiptarëve, të çdo qytetari tjetër, se të shqiptarëve po se po, sepse ajo ka qenë premtimi parazgjedhor ta marrim në dorë vendin nga këta të cilët po menaxhojnë.”, theksoi Bytyqi, i cili shtoi se prandaj është e nevojshme që shqiptarët dhe të gjitha etnitë, të përkrahin LSDM-në për ta kthyer në pushtet dhe për ta ndalur hovin e politikave nacionaliste të VMRO-DPMNE-së.
“Unë mburrem dhe akoma ngelem të jem aktiv në Lidhjen e Socialdemokrate, sepse mendoj se politika dhe qasja e Lidhjes Socialdemokrate ndaj të gjithë diversiteteve, qoftë ato etnike apo fetare apo diversitete të tjera ka qenë që të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshëm. Dhe kjo është fuqia e LSDM-së. Vetëm një lidhje socialdemokrate me përkrahje masive nga të gjithë do kthen edhe LSDM-në në pushtet, por edhe do zhbën rrymat e ndryshme që sot po i shohim se ekzistojnë”, theksoi Bytyqi në emisionin ZOOM.

adv

Bisedime me Mickoskin / Nëse mbetet në Qeveri, AlternAtivA i thotë “jo” VLEN-it!

0

Partia AlternAtivA është duke zhvilluar bisedime me kryeministrin Hristijan Mickoski, në një moment vendimtar për të ardhmen e saj politike dhe raportet brenda koalicionit VLEN, shkruan POPULLI.mk

Sipas burimeve nga brenda kësaj partie për POPULLI.mk, nëse Mickoski vendos që AlternAtivA të mbetet pjesë e Qeverisë, atëherë kjo parti nuk pritet të bëhet pjesë e plotë e strukturës së VLEN-it. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se brenda AlternAtivës ka qëndrime kundërshtuese ndaj ideve të Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami lidhur me funksionimin dhe organizimin e koalicionit me bashkëkryetarë.

AlternAtivA do të mbajë sonte një mbledhje të rëndësishme, ku pritet të merren vendime përfundimtare për drejtimin politik të partisë. Deri më tani, AlternAtivA mbetet e vetmja forcë brenda VLEN-it që nuk është shkrirë, duke u konsideruar edhe si një nga çështjet kryesore që po krijojnë tensione brenda koalicionit.

Burimet theksojnë se një nga shqetësimet kryesore të kësaj partie lidhet me faktin se, nëse bëhet pjesë e plotë e VLEN-it, do të përballej me reduktim të pozicioneve në pushtetin ekzekutiv. / © POPULLI.mk

adv

Evakuimi përfundon me sukses, 605 shtetas të RMV kthehen nga Lindja e Mesme

0

Me fluturimin e djeshëm, ka përfunduar plotësisht evakuimi i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme që deri tani ishin regjistruar dhe kishin shprehur gatishmëri për evakuim, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Me fluturimin e fundit, të pestin, i cili dje zbriti në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, janë evakuuar gjithsej 147 udhëtarë, nga të cilët 119 janë shtetas të Maqedonisëdhe 28 shtetas të huaj. Me këtë, shteti tregoi gatishmërinë për të reaguar në kohë në situata krizash, për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve të Maqedonisë, por edhe për të treguar solidaritet ndaj qytetarëve nga vendet mike të rajonit dhe më gjerë, theksohet në kumtesën e MPJdheTJ.

Nga aty sqarojnë se këto janë fluturime të organizuara çarter, ku të gjitha shpenzimet për realizimin e tyre mbulohen nga shteti.

Me realizimin e këtyre fluturimeve, siç potencojnë nga Ministria, numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar të Maqedonisë arriti në 605.

Ministria thekson edhe një herë se siguria e qytetarëve është prioriteti më i lartë, gjë që konfirmohet nga fakti se evakuimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët shprehën interes për t’u kthyer në vend është përfunduar plotësisht.

Njëkohësisht informuan se numri i telefonit SOS, si dhe kontaktet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, mbeten të disponueshme për qytetarët e Maqedonisë.

adv

Kurti për tra’gjedinë në Austri: Humbje e madhe për familjet dhe vendin tonë!

0

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i tronditur thellësisht me lajmin për vdekjen e disa personave si pasojë e një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë të Austrisë, ndër të cilët tre shqiptarë nga Kosova.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”.

Kryeministri tha se është në “komunikim të ngushtë” me Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”.

Sipas njoftimit të Ambasadës, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund, gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorët të bllokuar nën rrënoja.

adv

Saveski drejt postit të prokurorit shtetëror, duhen 61 vota në Kuvend

0

Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 94-t në të cilën në rend dite është propozimi që Nenad Saveski të zgjidhet prokuror i ri shtetëror publik.

Saveski, i cili për momentin është gjykatës në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, prokuror publik shtetëror ishte nominuar nga Qeveria më 10 mars, ndërsa që ta marrë funksionin i nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve. Kandidatura e tij vijon pas dorëheqjes së ish prokurorit Lupço Kocevski, ndërsa pas zbatimit të procedurës, në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.

Nenad Saveski ka lindur në vitin 1976, jeton në Gostivar, i martuar, baba i 3 fëmijëve dhe është magjistër i shkencave juridike – e drejta penale. Ka magjistruar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në USHCM- Shkup, ku edhe ka përfunduar studimet. Ka dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2003. Saveski nga viti 2016 është gjykatës në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion. Më herët, nga viti 2009 deri në vitin 2016, punoi si prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa nga viti 2004 deri në vitin 2009, ishte bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar. Në atë gjykatë prej vitit 2000 deri në vitin 2002 punoi si praktikant gjyqësor.

Nga angazhimet eksperte dhe ndërkombëtare në biografinë e gjykatësit Saveski, është theksuar se ishte ekspert në OSBE Maqedoni, ekspert në Konventën Kombëtare për BE-në – Kapitulli 23, si dhe ekspert në projekte të Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe USAID-it.

Ai është anëtar i grupeve të punës për reformat gjyqësore dhe ligjore. Ka punuar në projekte mbi masat speciale hetimore, paraburgimin dhe për procedurën penale.

Gjatë karrierës së tij akademike, Saveski ka qenë ligjërues në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, tutor dhe trajnues kombëtar në programin HELP të Këshillit të Evropës, si dhe trajnues në të drejtat e njeriut dhe të drejtën penale.

Ai është autor dhe bashkautor i punimeve për: masat speciale hetimore, lirinë e shprehjes, shpifjen dhe fyerjen, konfiskimin e pronës, të drejtën e privatësisë, si dhe të disa udhëzuesve dhe botimeve profesionale.

Flet gjuhën maqedonase, angleze, gjermane, serbe dhe shqipen në nivel bazë.

Paraprakisht, në vendin e Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, erdhi prokurorja Topollova – Isajllovska si u.d. prokurore shtetërore publike, e cila ishte kandidate e vetme, por nuk mund të jetë në këtë pozitë më shumë se gjashtë muaj.

Në rend dite të mbledhjes së sotme janë edhe propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të cilin e zgjedh Kuvendi. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime përcaktoi propozim listën nga dy kandidatë edhe atë Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të jurisprudencës nga Gradeci, Vrapçisht dhe Arbër Isaku, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga Tetova.

Deputetët duhet ta përcaktojnë edhe nevojën për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe ndryshime të Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërime të partnerit strategjik për zbatimin e Projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 d (seksioni i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të dyja me procedurë të shkurtër.

Në seancë plenare mund të pritet në rend dite të vendoset edhe propozimi që Aco Ristov të zgjidhet kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Marko Bislimoski. Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve e propozoi dje Ristovin kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ristov është inxhinier elektrik me përvojë shumëvjeçare udhëheqëse në sektorët energjetikë, hidroenergji, furnizim me ujë, trajtim i ujërave, miniera dhe sisteme infrastrukturore.

adv