15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 67

VLEN: A do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?

0

Pas ndalimit të Artan Grubit në pikën kufitare në Bllacë, sot kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN.

Nga atje pyesin se a do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?

“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar.

Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi.

Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta.

Por cilin do ta ngreh me vete, mbetet për t’u parë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

adv

Albin Kurti pret në takim Lumir Abdixhikun, në fokus zgjedhja e presidentit/es

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta presë sot në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije që takimi i kreut të Qeverisë me atë të LDK-së Lumir Abdixhikun do të zhvillohet në orën 14:00, por ende nuk dihet nëse do të mbahet në objektin e ekzekutivit apo në Parlament.

Një ditë më parë, (të dielën) Kurti u takua edhe me kreun PDK-së, Bedri Hamza.

Përveç për koordinimin parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar, Kurti e Hamza diskutuan edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë.

Pika më e “nxehtë” ishte e çështja e zgjedhjes së presidentit, për çka kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese.

adv

Grubi dërgohet në burgun e Shutkës

0

Ish zv/kryeministri i pare Artan Grubi i cili u ndalua në Bllacë pas ishte në arrati është dërguar në burgun e Shutkës.
Grubi është dërguar në repartin e paraburgimit në Shutkë, për shkak se për të është përcaktuar 30 ditë paraburgim në mungesë, përderisa ishte në arrati.
Nga PTHP Shkup, thonë se në mënyrë shtesë do të njoftojnë se si do ta dorëzojnë procedurën, gjegjësisht kur do të paraqitet para prokurorit publik.

adv

Alarm për bombë edhe në Gjimnazin 7 Marsi në Tetovë!

0

Mëngjesin e së hënës është raportuar një alarm për bombë në Gjimnazi 7 Marsi në Tetovë.
Sipas informacioneve fillestare, nxënësit janë evakuuar nga objekti, ndërsa në ambientet e shkollës ndodhen forca policore që po kryejnë kontrollet përkatëse.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Situata po monitorohet dhe priten informacione zyrtare në vazhdim.

adv

MPB sqaron për arres’timin e Artan Grubit në PKK Bllacë!

0

Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë është arrestuar ish-zyrtari i lartë Artan Grubi, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, informon POPULLI.mk

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot (23.02.2026) rreth orës 06:10, në hyrje të shtetit në PKK Bllacë, është privuar nga liria Artan Grubi (48). Ai ishte në kërkim ndërkombëtar në kuadër të një hetimi për veprë penale sipas nenit 354, paragrafi 5, në lidhje me nenin 3 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa pas arrestimit janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme ligjore për paraqitjen para organeve kompetente.

MPB njofton se do të vijojë me veprimet hetimore në koordinim me institucionet përkatëse. / © POPULLI.mk

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti dot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 15 gradë.

Edh në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë.

adv

Lajmi i fundit: Sot në mëngjes është kthyer Artan Grubi

0

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

 

adv

Taravari: Incid’entet në stadium, turp për institucionet dhe VLEN-in

0

Reagim i Aleancës për Shqiptarët për incidentin në ndeshjen Vardar – Bashkimi

Ajo që ndodhi në ndeshjen Vardar – Bashkimi është turp dhe sinjal i qartë se futbolli në Maqedoninë e Veriut po rrëshqet drejt dhunës dhe urrejtjes. Përleshjet në fund të ndeshjes dhe atmosfera e tensionuar në tribuna tregojnë dështim të plotë të organizimit, sigurimit dhe menaxhimit institucional.

Aleanca për Shqiptarët e dënon pa rezervë çdo formë dhune në fushë dhe jashtë saj. Stadiumi nuk është vend për përleshje, provokime dhe thirrje që poshtërojnë qytetarë mbi baza etnike. Kjo nuk është “tifozeri”, kjo qasje provinciale është rrënim i rendit publik dhe nxitje e urrejtjes.

Kërkojmë menjëherë:

1. Hetim të plotë për incidentet në fushë dhe në tribuna;
2. Identifikim dhe ndëshkim për organizatorët, provokatorët dhe çdo person që ka nxitur dhunë e urrejtje;
3. Masa të rrepta nga organet sportive dhe institucionet e sigurisë, përfshirë përgjegjësi konkrete për dështimin e kontrollit.

Dhe tani, një fjalë për VLEN-in:
Kur duhen veprime dhe presion institucional, ju shfaqeni të pafuqishëm. Kur shqiptarët poshtërohen në publik, ju heshtni ose dilni me fjali të buta, pa asnjë rezultat. Kjo “qeverisje” që e keni reklamuar është bërë sinonim i impotencës politike: shumë dekor, zero ndikim.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që urrejtja të normalizohet dhe as që heshtja të shitet si mençuri.
Dinjiteti i shqiptarëve nuk negociohet.

adv

Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë Ramazanit

0

Gjatë Ramazanit, zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve të duhura është thelbësore për të qëndruar energjik dhe të ushqyer gjatë agjërimit. Ushqimet më të rekomanduara për syfyr dhe iftar përfshijnë:

Arrat – të pasura me proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme, ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë.

Tërshëra – karbohidrate komplekse dhe fibra që ofrojnë energji të qëndrueshme.

Oriz i kaftë – burim fibrash dhe magnezi për energji dhe funksionim të mirë të muskujve.

Hurmat – ndihmojnë për të prishur agjërimin dhe ofrojnë kalium dhe hekur.

Mjaltë Manuka – ka veti antibakteriale dhe mund të përdoret në çaj ose ëmbëlsira.
Ujë kokosi – pasuron trupin me elektrolite si magnez, kalcium dhe natrium.

Lëng kumbulle – i pasur me fibra, ndihmon tretjen dhe funksionimin normal të zorrëve.

Përmbledhtas, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe karbohidrate komplekse, si dhe pijet që rivendosin elektrolitet, ndihmojnë trupin të qëndrojë i hidratuar dhe energjik gjatë Ramazanit.

adv

Daut Beqiri: Flamuri shqiptar do të jetë gjithmonë prezent në ndeshjet e Shkëndijës

0

Kryetari i Komunës së Haraçinë, Daut Beqiri, ka reaguar pas ndeshjes së KF Shkëndija, duke theksuar se në stadium ishte i pranishëm edhe flamuri shqiptar, të cilin ai e cilësoi si simbol identiteti dhe krenarie, shkruan POPULLI.mk.

“Sot në ndeshjen e Shkëndijës, si gjithmonë ishte prezent edhe flamuri ynë – Shqiponja. Ky flamur ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent sa herë që luan Shkëndija, sepse për ne nuk është thjesht një simbol, por identitet, krenari dhe përkatësi. Askush nuk mund të na ndalojë ta shprehim atë që na takon me të drejtë”, deklaroi Beqiri.

Ai shtoi se përdorimi i flamurit është e drejtë ligjore dhe demokratike, duke theksuar se respektohen ligjet, por njëkohësisht edhe vlerat dhe simbolet kombëtare.

“Haraçina qëndron me Shkëndijën. Me krenari, gjithmonë”, përfundon reagimi i tij.

adv