15.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 66

Qeveria meksikane mobilizon mijëra ushtarë për të frenuar hakmarrjen e CJNG së “El Mencho-s”

0

Meksika ka dislokuar mijëra ushtarë për të forcuar sigurinë, ka bërë të ditur ministri i Sigurisë në vend, pas shpërthimit të një vale dhune që erdhi pas vdekjes së bosit të drogës “El Mencho”.

Sekretari i Mbrojtjes, Ricardo Trevilla, tha se 2.500 ushtarë shtesë janë dërguar të hënën në pjesën perëndimore të Meksikës, ndërsa qeveria bëri të ditur se në total rreth 9.500 trupa janë dislokuar që nga e diela.

Të paktën 20 shtete kanë përjetuar trazira që kur Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho” vdiq në paraburgim të dielën, pak pasi ishte kapur nga forcat speciale meksikane në shtetin Jalisco.

Karteli Jalisco New Generation (CJNG) është një nga organizatat kriminale më të frikshme në Meksikë dhe lideri i tij ishte personi më i kërkuar në vend.

Të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës kanë humbur jetën që nga shpërthimi i dhunës, ka thënë ministri i Sigurisë.

Sipas Trevillas, El Mencho u kap pasi forcat e sigurisë gjurmuan të dashurën e tij me të cilën ai ishte takuar.

Bosi i drogës u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me armë mes truprojave të tij dhe komandove ushtarake të angazhuara për kapjen e tij, dhe vdiq gjatë transportimit nga qyteti Tapalpa drejt kryeqytetit, Mecixo City.

Të paktën gjashtë nga rojet e sigurisë së El Menchos u vranë gjatë operacionit, ndërsa tre pjesëtarë të ushtrisë meksikane u plagosen, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Pas përhapjes së lajmit për vdekjen e El Menchos, anëtarët e kartelit të tij nisën sulme në shumë qytete dhe zona ku CJNG-ja është aktive.

adv

VLEN: Grubi po e shtyn Ali Ahmetin drejt ekzek’utimit politik

0
Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt. Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe.
Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë viteve të fundit. Nga marrëveshjet prapa skenës, te tenderët e dyshimtë e deri te pazaret politike, Grubi ishte i pranishëm kudo ku ndërtohej pushteti i BDI-së. Prandaj sot nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi individuale, por për një sistem që ka filluar të shpërbëhet.
BDI e di shumë mirë pse e ka kapluar paniku. Frika nuk është nga drejtësia, por nga shumë gjëra që Artan Grubi di dhe nga gjithçka që ai mund të nxjerrë në dritë. Ai është dëshmitar i aferave të errëta, pazareve politike, e i marrëveshjeve që për vite me radhë janë bërë në dëm të qytetarëve. Arresti shtëpiak është pasojë e gatishmërisë së Grubit për t’u përballur institucionalisht me mëkatet e tij. Thelbi është se institucionet më në fund po e hapin temën që BDI e ka varrosur prej vitesh, si është ushtruar pushteti dhe ku kanë përfunduar vendimet dhe paratë.
Pas humbjes katastrofale në zgjedhjet lokale dhe pas shembjes së premtimeve të rreme për zgjedhje të parakohshme dhe “hyrje të sigurt” në Qeveri, BDI po përballet me momentin më të rëndë të ekzistencës së saj politike.
Rikthimi i Grubit nuk është fundi i procesit. Është fillimi. Fillimi i një zbërthimi që mund të çojë në demaskimin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar BDI. Pyetja nuk është më nëse do të ketë pasoja politike, por sa të thella do të jenë ato.
Nëse kutia e zezë është Grubi, atëherë hapja e saj nënkupton goditje të drejtpërdrejtë ndaj Ali Ahmetit. Dhe derisa opinioni pret drejtësi, mbetet për t’u parë kë do ta ngrehë me vete në ditët që vijnë. Nga sot, BDI nuk e kontrollon më narrativën. Përkundrazi, e vërteta ka nisur ta kontrollojë BDI-në.
adv

Moti sot

0

Me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Paradite do të jetë qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare: në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.

Në Shkup, mot me diell dhe vranësira të moderuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

adv

Një kampion po lind, forcë, talent dhe fitore Jon Fejzullahu shkëlqeu me triumf që premton një të ardhme të ndritur

0

✨🏆 Fitore e madhe për kampionin e ri, Jon Fejzullahu! 🏆✨

Nxënësi i talentuar, 12-vjeçari Joni, e fitoi turneun C për lojtarë deri në 1600 rejting, “Vardaris 2026”, në Selanik. Me 6 pikë nga 7 ndeshje, pa asnjë humbje!

Me këtë paraqitje brilante, Joni fitoi edhe 76 pikë të reja rejtingu, duke u afruar edhe më shumë drejt majave të shahut.
Ajo që e bën Jonin të veçantë nuk është vetëm rezultati, por edhe energjia e tij, dashuria për shahun dhe euforia e papërmbajtshme që e shoqëron sa herë që flet për partitë dhe lojën e shahut.

Me padurim presim t’i analizojmë së bashku ndeshjet e tij, të identifikojmë mangësitë dhe ta përgatisim për fitore edhe më të mëdha.

Sfida e radhës është turneu Berger “Kalorësi i Vogël 2026” për fëmijë deri në 12 vjeç, ku Joni do të jetë një nga konkurrentët kryesorë për vendin e parë.

Urime edhe për nënën e tij, Adrianën – mbështetja dhe forca më e madhe në rrugën e tij drejt suksesit. 🙌❤️

Bravo, Jon – historia jote sapo ka filluar dhe ne jemi krenarë që e shkruajmë bashkë me ty! ♟️✨

informon portali Populli.mi

adv

Vlojnë komentet pozitive për Artan Grubin pasi u dorëzua në Bllacë

0

Dorëzimi i Artan Grubi në kufirin e Bllacë ka shkaktuar një valë të gjerë komentesh pozitive dhe mbështetjeje në rrjetet sociale.

Menjëherë pas kthimit të tij në pikën kufitare të Bllacës, në komente janë shfaqur mesazhe të shumta mbështetëse, “Ky është burrë dhe dorëzohet”, “Bravo Grubi, e ke bërë si burrat”, “Të lumtë, vetëm trimat e bëjnë kështu” dhe “Kthehet kingi”.

 

 

 

 

Ajo që bie në sy, sipas reagimeve dhe pamjeve të shpërndara në rrjete sociale, është se Grubi duke i buzëqeshur dhe pa frik; gjatë momentit të dorëzimit në kufirin e Bllacës.

adv

Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t’u pirë

0

Shkup, 23 shkurt – Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t’u pirë, tregon raporti më i ri javor i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Nga atje theksojnë se Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 16 deri 20 shkurt 2026 ka marrë 187 mostra për analizë fizike-kimike dhe 187 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 vende matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga hulumtimi, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

adv

LSDM për kthimin e Artan Grubit: BDI po e shpëton Mickoskin

0

LSDM kthimin e Artan Grubit në vend e ka quajtur si teatër politikë dhe e konsiderojnë si një marrëveshje politike.

Nga atje thonë se BDI po e shpëton Mickoskin. I hodhën një litar shpëtimi.

Pas teatrit të sotëm në kufirin e vendit, tashmë është e qartë për të gjithë se arratisja e Artan Grubit ishte një marrëveshje politike.

LSDM e njoftoi këtë në dhjetor 2024. Tani është konfirmuar vetëm para syve të opinionit të vendit.

Ashtu siç ranë dakord ta lironin, tani kanë rënë dakord ta kthejnë. Në këtë mënyrë, OBRM-PDUKM, me

mbështetjen e BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh të drogës me 5 ton drogë që çon në majën e qeverisë së Mickoskit.

Por edhe skandalet e shumta me tenderët kriminalë për të cilët nuk ka pasur përgjigje për më shumë se 80 ditë.

161 tendera për kompaninë familjare të Tomovskit, 51 tendera për “Piramid Building”, 74 tendera për “Lendi Group”, 9 milionë euro për një kompani me dy punonjës, 1.2 milionë euro tendera përmes Postës për një kompani afër me ZNAM.

Të gjitha tenderët çojnë në rrethin e ngushtë rreth Mickoskit dhe për më shumë se 80 ditë nuk ka pasur asnjë reagim nga prokuroria.

Për më shumë se 20 ditë nuk ka pasur përgjigje për 5 ton drogë, asnjë përgjigje për fotografitë me Sime, për Adamoviçin”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje thonë se qytetarët nuk do të marrin përgjigje për pyetjet, por do të marrin një teatër, si sot.

adv

MPJ thirrje qytetarëve të Maqedonisë: Nëse jeni në Meksikë, largohuni!

0

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt.
Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme.

“Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736, adresës së email-it: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe përmes linjës telefonike të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington: +1 (202) 758-7798 ose adresës së email-it: washington@mfa.gov.mk.

Ministria po e monitoron vazhdimisht situatën dhe do ta informojë publikun në kohën e duhur”, thonë nga MPJ.

adv

BDI për rastin Grubi: Presim procedurë të drejtë, të paanshme dhe me transparencë të plotë

0

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që permes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.

“Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike. Vetëm një procedurë e drejtë dhe profesionale i
shërben së vërtetës, institucioneve dhe besimit të qytetarëve. Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast, partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij”, thuhet në reagimin e BDI-së.

adv

Me ‘tesbih’ në dorë dhe agjërueshëm, detaje nga dorëzimi vullnetar i Grubit!

0

Në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:00, Artan Grubi është paraqitur në Pikën Kufitare në Bllacë, ku sipas burimeve nga brenda, ka kërkuar të dorëzohet tek autoritetet, shkruan POPULLI.mk

Sipas informacioneve, Grubi ka hyrë në pikën kufitare i mbuluar me jakne dhe syze, duke dorëzuar fillimisht letërnjoftimin tek zyrtarët policorë. Më pas, ai i ka njoftuar policët në PKK Bllacë se dëshiron të dorëzohet vullnetarisht.

Burime bëjnë të ditur se në dorë ai mbante tesbih. Po ashtu, policët i kanë ofruar ujë, por Grubi e ka refuzuar, duke deklaruar se ishte agjërueshëm dhe se koha e syfyrit kishte kaluar.

Pas pak minutash, në vendngjarje kanë arritur edhe zyrtarë të tjerë policorë, të cilët kanë proceduar me vendosjen e prangave. Më pas, ai është shoqëruar dhe dërguar në burgun e Shutkës për procedura të mëtejshme.

Autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar lidhur me rastin në orët në vijim. / © POPULLI.mk

adv