13.8 C
Skopje
E martë, 2 Qershor, 2026
Home Blog Page 65

Emri i saj u lidh me “El Mencho”, modelja: Dua të jetoj në qetësi!

0

Një valë spekulimesh ka pushtuar rrjetet sociale lidhur me të dashurën e supozuar të Nemesio Oseguera Cervantes, më i njohur si “El Mencho”, lider i Cartel Jalisco Nueva Generacion (CJNG), i cili u vra kohët e fundit gjatë një operacioni të madh policor në Meksikë.

Postimet virale e lidhin këtë episod me influenceren dhe modelen meksikane Maria Julissa, por ajo ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje.

Sipas mediave ndërkombët disa foto dhe video të manipuluara u shpërndanë masivisht, duke pretenduar se Maria Julissa ishte e fundit që ishte parë me liderin e kartelit, para vdekjes së tij.

Shumë prej këtyre imazheve mund të jenë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI).

Modelja reagoi në rrjetet sociale duke i cilësuar thashethemet si “plotësisht të rreme”. Ajo bëri thirrje që ndjekësit të raportojnë faqet dhe postimet që shpërndajnë histori të sajuara, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me liderin e kartelit:

“Po qarkullon një informacion se gjoja kam publikuar histori për atë që ndodhi në Meksikë. Dua ta sqaroj se të gjitha këto janë PLOTËSISHT TË RREME! Jam një person që nuk më pëlqejnë problemet dhe dua të shijoj jetën në qetësi. Ju lutem, raportojini postimet e tilla!” –shkroi ajo në Instagram.

Kush është Maria Julissa

Maria Julissa është një influencere dhe modele meksikane nga Sonora, aktive kryesisht në Instagram dhe OnlyFans, ku publikon përmbajtje të lidhur me modën, stilin e jetesës dhe udhëtimet. Përpara këtij episodi viral, emri i saj nuk ishte përmendur në asnjë burim zyrtar që lidhej me krimin e organizuar.

adv

Me 28 Shkurt – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vjen në Universitetin e Tetovës!

0

Më 28 shkurt, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Universiteti i Tetovës.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj pritet të zhvillojë takim me drejtuesit e universitetit, stafin akademik dhe studentët, ku do të diskutohet mbi bashkëpunimin arsimor, shkencor dhe kulturor ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Presidentit Begaj në Universitetin e Tetovës vlerësohet si një ngjarje e rëndësishme për komunitetin akademik dhe për thellimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve./TS

adv

VLEN: Panik në BDI nga “kutia e zezë” Artan Grubi!

0
Artan Grubi është kutia e zezë e BDI-së. Ai nuk është një ish-funksionar i zakonshëm në arrest shtëpiak, por njeriu që i di të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ka ndërtuar për vite me radhë. Ai është arkiva e gjallë e një skeme partiake që për vite është mbrojtur nga opinioni. Kur kutia e zezë bie në duart e institucioneve, nuk ka më hapësirë për lojëra, as për mite. Fillon zbulimi.
Arresti shtëpiak nuk është lehtësim. Ai është shenjë se historia ka hyrë në fazën ku fjalët e BDI-së nuk vlejnë më, por faktet. Institucionet kanë filluar të gërmojnë të vërtetën që BDI për vite e ka varrosur: si është ndërtuar pushteti pas shpinës së qytetarëve dhe ku kanë përfunduar paratë. Pikërisht për këtë BDI sot është në panik.
Derisa Artan Grubi sheh televizor në shtëpi, në BDI mbretëron panik nga i pari deri te i fundit. Ata nuk kanë frikë nga masa, por nga pesha e asaj që Grubi e bart me vete. Sepse ai ka qenë aty ku vendosej gjithçka. Aty ku gjërat negocioheshin “nën tavolinë”. Aty ku kalohej pushteti dhe ndaheshin interesat.
Prandaj frika në Reçicë të Vogël nuk është e rastësishme. Është frikë nga momenti kur hija e Ali Ahmetit do të fillojë të flasë. Kur do të dalin emra, skema dhe role. Dhe kur do të bëhet e qartë se Grubi nuk është vetëm barrë për BDI-në, por një shkëndijë potenciale që mund ta djegë të gjithë konstruksionin e tyre.
Ky nuk është fundi. Ky është fillimi i një procesi që mund ta tronditë themelin e ndërtuar rreth Ali Ahmetit.
adv

Mbi 30 të akuzuar për zjarrin në diskotekën “Puls”, përfshihen zyrtarë dhe ish-kryetarë komunash

0
A firefighter inspects a nightclub after a massive fire in the town of Kocani, North Macedonia, Sunday, March 16, 2025. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë Publike në sallën e gjyqit në “Idrizovë” sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Në seancën e kaluar u dëgjuan disa dëshmitarë, të cilët në natën e kobshme ishin në diskotekë. Në dëshmitë e tyre ata e përshkruan atmosferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e përfshinë diskotekën e mbushur, si dhe pasojat që vuajnë deri më sot.

Për seancën e sotme, siç është njoftuar, duhet të dëgjohen edhe pesë dëshmitarë.

Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev tha se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën – kush lejoi, kush heshti dhe kush nuk parandaloi të ndodh tragjedia në “Puls”. Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë dhe detyrës së lënë pas dore.

Të pandehurit që deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, përmes avokatëve të tyre, nga ana tjetër, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishin çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion të vlefshëm dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo i fajit individual. Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve, që sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

Më 16 mars të vitit 2025, gjatë pjesëmarrjes së grupit DNK në diskotekën “Puls” në Koçan, shpërtheu zjarr, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte më shumë vizitorë se numri i lejuar, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa mjetet piroteknike u aktivizuan pa leje. Objekti ka punuar në mënyre ilegale më shumë se një dekadë, pa kushte teknike minimale, me rikonstruime pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarreve.

Për aksidentin u akuzuan mbi 30 persona fizik dhe tre juridik. Mes tyre ka pronarë lokalesh, menaxherë, inspektorë, ish kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe zyrtarë shtetëror.

Gjykimin do ta udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria është përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publik.

adv

Moti sot

0

Moti me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa në disa pjesë të luginës e përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.

adv

Nën drejtimin e Anel Fidoskit, Prokuroria ndryshoi masën për Grubin

0

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është vendosur në arrest shtëpiak me vendim të Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, në kuadër të një hetimi për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe procedura të kontestuara gjatë periudhës së tij në qeveri.

Vendimi është marrë nën drejtimin e shefit të prokurorisë së Shkupit, Anel Fidoski, i cili më 20 janar 2026 u emërua në këtë post nga Këshilli i Prokurorëve Publikë i Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të publikuara në media, prokuror lëndor në këtë rast është Daniel Kocev, ndërsa Fidoski është eprori i tij i drejtpërdrejtë në prokurori.

Autoritetet kanë vendosur që masa e paraburgimit ndaj Grubit të zëvendësohet me arrest shtëpiak dhe konfiskim të dokumentit të udhëtimit, duke vlerësuar se një pjesë e madhe e provave tashmë janë siguruar dhe se rreziku për pengim të hetimit është zvogëluar.

Prokuroria po heton dyshimet për vendimmarrje dhe marrëveshje të kontestuara për Lotarinë e Maqedonisë, gjatë kohës kur Grubi ushtronte funksionin e zëvendëskryeministrit të parë, përfshirë projekte dhe procedura që sipas hetuesve mund të kenë shkaktuar dëm financiar për buxhetin e shtetit.(INA)

adv

Fillkov e quan “skandaloz” vendimin për Grubin, kërkon përgjegjësi nga Prokuroria dhe Këshilli Gjyqësor

0

Edhe pse në vendimin për arrest shtëpiak për Artan Grubin vlerësimin e sigurisë e kanë bërë MPB dhe ASK, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov kritikat për caktimin e arrest shtëpiak i ka drejtuar ndaj Prokurorisë Publike dhe gjykatës. Fillkov thotë se vendimi i tyre është skandaloz dhe se besimi në sistemin juridik është lëkundur, duke kërkuar shpjegime për vendimin dhe nga Këshilli Gjyqësor të përcaktojë nëse ekziston bazë për përgjegjësi të atyre që e kanë shqiptuar masën.

“Prokurori publik Daniel Kocev të shpjegojë mbi cilat fakte konkrete dhe argumente juridike është dhënë mendim pozitiv për zëvendësimin e paraburgimit. Drejtuesi i Prokurorisë Anel Fidoski a qëndron pas këtij vendimi dhe a mendon se kjo është mesazh për zbatim të barabartë të ligjit. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Penale Themelore Shkup, Marin Stanevski, cilat rrethana e kanë tejkaluar rrezikun e arratisjes te një person që për 14 muaj ka qenë i paarritshëm”, tha Igor Fillkov – Ministër i Drejtësisë.

Ndërkohë, nga Prokuroria Publike përmes një komunikate sqarojnë se për vendimin për arrest shtëpiak për Grubin në rastin “Lotaria Shtetërore” janë udhëhequr nga Ligji për procedurë penale dhe nga udhëzimet e MPB dhe ASK.

PROKURORIA PUBLIKE:

“Kushtet e tilla në rastin konkret janë plotësuar, sepse sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet për këto kërcënime janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake. Prokuroria Publike e kupton interesin e publikut për këtë rast, por bën thirrje për përmbajtje nga komentet për vendimet legjitime prokuroriale, për të mundësuar një procedurë efikase dhe të drejtë”

Fillkov thotë se nëse ekziston kërcënim për Grubin, shteti ka mekanizma për të garantuar sigurinë edhe në paraburgim në burg. A po e transferon ministri përgjegjësinë te Prokuroria Publike dhe gjykata, kur vlerësimin e sigurisë e bëjnë MPB dhe ASK?

IGOR FILLKOV – MINISTËR I DREJTËSISË

“Nuk po ia kaloj përgjegjësinë askujt, vetëm po i konstatoj gjendjet dhe po i artikuloj shumë qartë.”

Vendimi për zëvendësimin e paraburgimit efektiv me arrest shtëpiak për Grubin u mor dje pasdite, pasi Prokuroria Publike e propozoi dhe gjykata e pranoi që ai të jetë në arrest shtëpiak, pasi më parë MPB dhe ASK kishin dhënë vlerësim se ai nuk është i sigurt në burgun e Shutkës.

adv

BDI: Ministri i Drejtësisë ushtron presion të drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit

0

KUMTESË PËR MEDIA

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësi të thellë dhe proteston drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ministri Filkov në paraqitjen e tij të fundit publike.

Pushteti ekzekutiv jo vetëm që nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë, por roli i Ministrisë së Drejtësisë është pikërisht mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme kur polarizimi politik ushtron presion të madh mbi individët brenda sistemit të drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, në vend që ta mbrojë sistemin gjyqësor nga histeria partiake, po e nxit atë më tej, duke krijuar klimë të një vendimi të parapërcaktuar dhe duke adresuar publikisht mesazhe që përbëjnë presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Deklarata të tilla përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një proces në zhvillim dhe, përveçse cenojnë parimin e ndarjes së pushteteve, përfaqësojnë goditje serioze ndaj sistemit të drejtësisë dhe rrezikojnë integritetin e procedurës.

I bëjmë thirrje ministrit që të përmbahet nga çdo ndërhyrje e mëtejshme publike në këtë çështje, ndërsa Ministria e Drejtësisë, përmes komunikimeve të qarta dhe të përgjegjshme, duhet të garantojë dhe të mbrojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor. Nëse kjo praktikë vazhdon, ministri duhet të shkarkohet menjëherë, me qëllim mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në këtë moment të ndjeshëm.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të ndjekë me kujdes dhe të evidentojë çdo veprim apo sjellje që krijon klimë linçimi dhe pengon vendimmarrjen e pavarur dhe të paanshme të organeve të drejtësisë. Për këto zhvillime do të informohen edhe partnerët tanë strategjikë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

adv

Sefer Selimi – VLEN-it: Nënshtrimi ndaj VMRO-së nuk ju bën më të vlefshëm

0

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar me një postim kritik ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe raportit të subjektit VLEN me partnerin e koalicionit, VMRO-DPMNE shkruan Tetovasot.
Në postimin e tij, Selimi shkruan se shpreson që miqtë e tij nga VLEN ta kenë kuptuar se, siç thekson ai, “në politikë nuk ka miqësi të përhershme, por interesa të përhershme”.
Sipas Selimit, nënshtrimi i plotë ndaj VMRO-DPMNE-së, nuk e bën VLEN-in më të vlefshëm në skenën politike, por përkundrazi e bën të parëndësishëm.
“Burimi i forcës suaj nuk duhet të vijë nga partneri i koalicionit dhe nga afërsia me kryeministrin, por nga mandati që ua kanë dhënë votuesit tuaj. Ndryshe, përfundoni si leckë për një përdorim”, ka shkruar Selimi.
Postimi i analistit politik vjen në një periudhë debatesh të shtuara publike rreth rolit të VLEN-it brenda koalicionit qeverisës dhe peshës reale të tij në vendimmarrje.TS

Shpresoj që miqtë e mi nga VLEN ta kenë kuptuar se: “Në politikë nuk ka miqësi të përhershme, por interesa të përhershme” dhe se nënshtrimi i plotë ndaj VMRO-DPMNE-së nuk ju bën më të vlefshëm; përkundrazi, ju bën të parëndësishëm. Burimi i forcës suaj nuk duhet të vijë nga partneri i koalicionit dhe afërsia me Kryeministrin, por nga mandati që ua kanë dhënë votuesit tuaj. Ndryshe, përfundoni si leckë për një përdorim.

adv

Besija Iljazi duhet të kthejë rreth 11 mijë euro të paguara si honorare

0

Me vendim të Gjykatës Themelore në Tetovë, ish drejtoresha ekonomike e Klinikës për Toksikologji, Besija Iljazi, është obliguar që t’ia kthejë institucionitku ajo ka qenë e angazhuar 659.831 denarë, aporreth 10.700 euro, për shkak të angazhimit të paligjshëm të 17 honoraristëve.
Sipas aktgjykimit, dëmi material është përcaktuar pas ekspertizës ekonomike, ndërsa kërkesa për dëm jomaterial është tërhequr pasi Iljazi është pajtuar të mbulojë shpenzimet e procedurës.
Ajo më herët pranoi fajësinë për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe u dënua me kusht me dy vite burg, me periudhë prove katërvjeçare, si dhe me program individual probacioni dhe plan mbikëqyrjeje.
Sipas aktakuzës, në maj 2024, gjatë periudhës parazgjedhore, Iljazi kishte lidhur kontrata në vepër me 17 persona në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kryer edhe pagesa retroaktive dhe duke përfshirë persona pa kontrata, çka solli dëm financiar për Klinikën.

adv