11.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Panair i mobiljeve prej 29 marsit deri më 2 prill në kompleskin “Boris Trajkovski”

Nën moton “Zgjoje estetikën brenda teje”, prej 29 mars deri më 2 prill në kompleksin “Boris Trajkovski2 do të mbahet Panairi i mobilerisë.

Panairi do ta shfrytëzojë tërë kapacitetin e brendshëm të mbyllur, si dhe objektet montuese të cilat i përmbushin kriteret e prezantimit në panaire. Hapësira do të adaptohet në mënyrë adekuate sipas standardeve më të larta.

Prezantimi në panair do të zgjasë 5 ditë, ndërkaq pritet numër i madh i prodhuesve vendorë të mobilieve t’i prezantojnë edicionet e veta më të reja, si dhe brendet internacionale të cilat janë të pranishme në treg përmes përfaqësuesve të tyre.

Panairi i Shkupit për në pranverë i paralajmëron edhe Panairin e librit, i cili do të zgjasë prej 4 deri më 10 maj dhe do ta shënojë jubileun e vet të 35-të si dhe Panairi për transport, i caktuar për periudhën prej 7 deri më 9 maj, ku do të prezantohen automjetet ngarkuese dhe komerciale para publikut afarist.

 

Të ngjajshme

Të fundit