“Sfidat demografike dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut” është tema e panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup në organizim të Zyres së Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNPFA në Shkup, në bashkëpunim me Institutin për sociologji pranë Fakultetit filozofik në Shkup.
Panel diskutimi është i fokusuar në trendet kyçe demografike që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë dhe është në dritë të Raportit për gjendjen e popullatës botërore – SWOP 2023, që UNFPA e publikon çdo vit.
Diskutimin, siç u paralajmërua nga organizatori, do ta hapin Afrodita Shala, shefe e Zyres së UNPFA-së në Shkup dhe Ratko Duev, dekan i Fakultetit filozofik, ndërsa fjalime do të mbajnë Marija Dimitrovska, analitike e programit, popullatës dhe zhvillimit të Fondit për popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNPFA) në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Annica Dragoviq nga Instituti për sociologji, Katerina Kostadinova Daskallovska, konsultante e pavarur për statistikë dhe regjistrime të popullatës dhe amvisërive dhe Kristijan Fidanovski, doktorant në Universitetin Oksford.
Programi për rezistencën demografike të UNPFA-së ka për qëllim t’i përkrah kapacitetet e vendeve në rajon në zhvillimin e politikave për popullatë dhe sociale dhe programeve, si përgjigje të ndryshimeve demografike, përforcimin e kapitalit njerëzor dhe ndërtimin e ardhmërisë.
