Lindja e Mesme dhe plagët e saj ishin temat kryesore në udhëtimin e papës, ku ndër çështjet qendrore mbetet ajo e Gazës dhe Palestinës, me zgjidhjen me dy shtete, që nuk po arrin të gjejë terren.
Papa Leone XIV foli për këtë me gazetarët, ndërsa ishte në rrugën e tij nga Stambolli për në Bejrut.
“Selia e Shenjtë e ka mbështetur publikisht zgjidhjen me dy shtete për disa vite, por të gjithë e dimë se në këtë kohë Izraeli ende nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si të vetmen zgjidhje për konfliktin që ata po përjetojnë vazhdimisht”, tha ai.
“Ne jemi gjithashtu miq të Izraelit dhe po përpiqemi të jemi një zë ndërmjetësues me të dyja palët që mund të na ndihmojë të afrohemi drejt një zgjidhjeje që është e drejtë për të gjithë”, theksoi papa.
Dhe sapo u nis nga Libani, ai iu referua edhe rolit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ai sigurisht që pajtohet me këtë. Por, ai gjithashtu besonte në rolin e tij kyç në konfliktin në Ukrainë. Shpresojmë që Erdogan, me marrëdhëniet e tij me presidentët e Rusisë,
Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, të mund të ndihmojë në promovimin e dialogut,
një armëpushim dhe zgjidhjen e kësaj lufte”, deklaroi papa.
