5.8 C
Skopje
E diel, 18 Janar, 2026

Pas dy dite zgjedhje, Fronti Europian mund të mbetet pa 2 deputetë!

Në disa vendvotime në Maqedoninë e Veriut sërish këtë të mërkure pritet të mbahen zgjedhje parlamentare.

Kjo për shkak parregullsive të evidentuara, e që KSHZ ka pranuar ankesat e partive politike, kryesisht ata të VLEN-it, për Njësinë e gjashtë zgjedhore dhe të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Njësinë e pestë zgjedhore.

Edhe pse BDI dhe Frontit Evropian, i ankimuan vendimet e KSHZ-së në Gjykatën Administrative, por që të gjitha ankesat e Frontit u refuzuan, pasi që parregullsitë ishin evidente.

Sipas të gjitha gjasave, tani pas rivotimit Fronti Evropian pritet të humb dy deputetë, njërin në Njësinë e pestë zgjedhore dhe tjetrin në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Të ngjajshme

Të fundit