10.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Patericë e kujt është Taravari? Her me Levicën e Rusisë e herë me Kovaçevskin e Europës!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ishte njëri nga më të zëshmit për rrëzimin e Qeverisë në një tavolinë me Mickosin e VMRO-së dhe Apasievin e Levicës.

Sot duket se ka ndryshuar qëndrim dhe se karrigeja e pushtetit po i duket më e përshtatshme se sa ajo në opozitë. Nga mungesa e programit zgjedhor për ta rrëzuar partinë në pushtet e cila është 20 vite, BDI-në, Taravari bashkë me anëtarët e partisë thuajse janë me të dyja këmbët në Qeverinë të cilën nuk lanë gjë pa i thënë.

Për çfarë ndryshoi kaq shpejt Taravari dhe cila është fytyra e vërtetë e tij, ajo e opozitarizmit për rrëzimin e Qeverisë apo lakmia ndaj pushtetit dhe kolltuku në Qeveri.

A e rrezikon hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, daljen e AlternAtivA-s nga Qeveria? Mesazhet që po i japin ditëve të fundit partia në pushtet duket se po shkon drejt daljes nga Qeveria në rast se ASH-ja futet brenda për t’i marrë resoret e AAA-së!

Të ngjajshme

Të fundit