8.8 C
Skopje
E hënë, 31 Mars, 2025

PDK mban konferencë sot – çfarë pritet të deklarojë kandidati për kryeministër?

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thirrur konferencë për media për sot.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të partisë me fillim nga ora 11:0.

Nuk u bë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference, megjithëse vjen një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe Lista Serbe ka siguruar mbi 39 mijë vota apo 4.26 për qind.

Sipas rezultateve, VV-së i takojnë 48 ulëse në Kuvend, PDK-së 24, ndërsa LDK-së 20 ulëse, AAK-NISMA me 8 deputetë dhe Lista Serbe 9 sosh.

 

 

Burimi / Reporteri.net

Të ngjajshme

Të fundit