21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Pendarovski në Varshavë, Duda e dekoron me titullin “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë”

Presidenti Stevo Pendarovski u prit sot në Varshavë me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzhej Duda, me të cilin filloi vizita e tij zyrtare dyditore në Republikën e Polonisë.

Presidenti Pendarovski realizoi takim kokë më kokë me presidentin Duda, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e sinqerta miqësore dhe dialogu i frytshëm politik ndërmjet dy vendeve.

Temat e takimit ishin integrimet evropiane të Maqedonisë, partneriteti në NATO, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe kriza globale ekonomike dhe energjetike.

Në kuadër të vizitës zyrtare, parashihet që presidenti Duda ta dekorojë presidentin Pendarovski me dekoratën më të lartë polake, “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë”, ndërsa presidenti Pendarovski me urdhrin “8 Shtatori”.

Presidenti Pendarovski do të ketë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, ndërsa së bashku me presidentin Duda pasdite do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në takim me përfaqësues të odave dhe bizneseve polake dhe përfaqësues të Maqedonisë nga sektori i biznesit.

Të ngjajshme

Të fundit