4.8 C
Skopje
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Për shkak të mjegullës anulohen fluturimet në Shkup, nga Aeroporti apelojnë që qytetarët të kontrollojnë oraret

Për shkak shikueshmërisë së ulët e shkaktuar nga mjegulla, në Aeroportin e Shkupit fluturimet nuk janë realizuar të gjitha sipas planit. Sot është anuluar një fluturim i planifikuar për në Stamboll në ora 20:35 minuta. Një fluturim për në Bratislavë është shtyrë për 55 minuta, ndërsa një tjetër për në Cyrih për gjysmë ore. Më shumë anulime pati gjatë ditës së djeshme, gjithsej 20 fluturime.

“Ateruan 13 aeroplanë nga Dortmundi, Vjena, Hamburgu, Brukseli, Beogradi, Zagrebi, Frankfurti, Venecia, Parisi, Hamburgu, Berlini, Munihu dhe Cyrihu. Fluturuan 13 aeroplanë për në Vjenë, Beograd, Zagreb, Bruksel, Hamburg, Baden, Frankfurt, Berlin, Varshavë, Basel, Barcelonë, Romë dhe Malmo. U anuluan 20 fluturime, nisje e aterime ndërsa janë ri-orientuar dy fluturime”, thonë nga Aeroporti i Shkupit.

Nga Aeroporti i Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin vazhdimisht informacionet pasi çdo kompani ajrore ka kufi të tolerancës për fluturim kur ka mjegull. Informacionet për qytetarët janë publike dhe mund të kontrollohen në faqen e internetit të aeroportit skp.airports.com.mk/ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit