9.8 C
Skopje
E enjte, 2 Prill, 2026

Përderisa Gjermania tërheq punëtorë të përhershëm, Kroacia në gjah të punëtorëve sezonal!

Shumë njerëz të pa punë, nga ana tjetër nevojë shumë e madhe për punëtorë, ky është përshkrimi më real i gjendjes që e ka katandisur vendin. Mbase nuk ka ardhur rastësisht por si pasojë e papërgjegjësisë për një kohë të gjatë. Përderisa flitet për mungesë të fuqisë punëtore nga ESSH publikohen të dhëna sipas të cilave afërsisht 200 mijë qytetarë janë të pa punë, e po të njëjtit nuk aplikojnë dhe nuk janë të interesuar për punë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rreth 190 mijë persona në Maqedoni nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar, as nuk kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive. Nga ana tjetër, para fillimit të sezonit turistik, menaxherët dhe pronarët e restoranteve kroate po kërkojnë dhe marrin me vete fuqinë punëtore nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, gastronomet vendas nuk arrijnë të mbajnë shumicën e stafit të kualifikuar. Për paga të paktën tre herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, ata largohen për të punuar në bregdetin kroat, kjo është dëshmi se në vend mungojnë kushtet ideale të punës, prandaj edhe qytetarët në vazhdimësi janë në kërkim të një vendi që ofron këto kushte që mungojnë në vend, shkruan Zhurnal.

Menaxherët kroatë me të madhe po tërheqin punëtorë turistikë –

Para fillimit të sezonit turistik, menaxherët dhe pronarët e restoranteve kroate po kërkojnë dhe marrin me vete fuqinë punëtore nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, gastronomet vendas nuk arrijnë të mbajnë shumicën e stafit të kualifikuar. Për paga të paktën tre herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, ata largohen për të punuar në bregdetin kroat.

“Për momentin nuk e di sa menaxherë nga Kroacia kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut. Ata do ti marrin të gjithë ata që janë studentë, ata që kanë një punë të përhershme këtu. Shkojnë nga restoranti në restorant, nga kafeneja në kafene, i analizojnë njerëzit. Dikush që u pëlqen, ulen e bisedojnë me të dhe bëjnë marrëveshje me të. Ata do të tërheqin absolutisht çdo gjë”, tha Angela Paskal, profesoreshë në Fakultetin e Turizmit, për Alsat.

Ata që shkojnë për të punuar në Kroaci me vete po marrin edhe familjet e tyre, kështu që turizmi tek do të arrijë në nivelin më të ulët, thotë Paskal.

Ne këtu nuk do të kemi fuqi punëtore. Do të mbeten gjimnazistë që nuk do të mund të shërbejnë biftek. Do të biem në nivelin më të ulët të turizmit që ekziston”. tha Paskal.

Puna në bregdetin kroat zgjat gjashtë muaj, nga prilli deri në tetor. Ndërkohë tek ne, ndryshe nga dikur, tani ka shumë punë, por nuk ka punëtorë. Pagat janë të ulëta dhe kushtet nuk janë më të mirat.

“Ohri ka potencialin të jetë qendra turistike më e mirë në rajon, pavarësisht se ne nuk dalim në det, por shumë gjëra janë të gabuara nga pikëpamja ekonomike, mjedisore dhe turistik”, tha Katerina Vasileska, guidë turistike, për Alsat.

Sipas punonjësve të turizmit, nëse mendohet më me maturi, atëherë duhet të fillohet me importimin e punëtorëve nga jashtë. Por, edhe gastronomet e ushqimit duhet të fillojnë t’u paguajnë paga më të larta se sa u ofrojnë tani punëtorëve vendos. Ose të aplikohet një model i pagave të verës dhe dimrit, ku pagat e verës do të ishin më të larta dhe do ti arrinin ato kroate.

Puna sezonale shpëtim për ata që jetojnë dhe nuk punojnë në Maqedoninë e Veriut –

Zoran Koçovski nga agjencia Kouzon, me më shumë se dy dekada përvojë në ndërmjetësimin për punësim, thotë se shifrat në Maqedoninë e Veriut janë të ekzagjeruar. Janë me dhjetëra mijëra njerëz që punojnë sezonalisht jashtë vendit, ndërsa në Maqedoninë e Veriut konsiderohen joaktivë, thotë ai. Njerëzit punojnë në anije, në platforma nafte, sezonalisht në hoteleri në Kroaci, Mal të Zi dhe Greqi, mbledhin rrush dhe mollë në Itali, pastrojnë peshqit në Alaskë, ose punojnë ilegalisht në vendet e BE-së deri në skadimin e vizës së tyre turistike.

“Nëse e gjithë kjo merret parasysh, arrijmë në një numër që i kalon 25 mijë persona të aftë për punë, të cilët nuk janë aktivë në kërkimin e punës në Maqedoni, sepse gëzojnë përfitimet e punës jashtë vendit dhe një periudhë minimale qëndrimi në Maqedoni, në periudhën e vakumit kur nuk kanë aktivitet pune në vendet ku banojnë”, thotë Koçovski për REL.

Maqedonia e Veriut është me një situatë të palakmueshme, që në mënyrë kontinuale ka dëbuar qytetarët e vendit duke mos i përfillur dhe duke diskriminuar në çdo rrafsh, pa menduar asnjëherë pasojat e këtij dëbimi. Numër masiv i qytetarëve shqiptarë, posaçërisht të rijnë kanë lëshuar vendin ku nga stacionet e autobusëve shpesh janë deklaruar se vendi po na dëbon duke mos na ofruar kushte për të jetuar.

Dhe, në vazhdimësi është folur për ikjen e të rinjve por asnjëherë nuk u morën masa për të parandaluar këtë ikje. Në këtë formë vendi tani është në krizë të fuqisë punëtore, me çfarë flitet tani janë krijuar nevojat për import të fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Afrikës, Azisë, Indisë e të tjera. Por së fundmi janë publikuar të dhëna nga Entit Shtetëror i Statistikave, sipas të cilave të dhëna rreth 190 mijë persona në Maqedoninë e Veriut nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar, as nuk kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive. Ata thonë se megjithatë kanë aktivitete. Ose punojnë sezonalisht jashtë vendit, kështu që nuk iu paguhet të kërkojnë punë në vend, ose thonë se më shumë ia vlen të kujdesen për fëmijët sesa të punojnë për pak para. Kjo mbase edhe një dëshmi që në këtë vend punë ka, njerëz ka, por që kushtet e punës mungojnë. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit