-2.2 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Përdorimi i alkoolit si materie shëruese!

Të gjithë dijetarët islamë u pajtuan se përdorimi i venës-alkoolit dhe pijeve tjera alkoolike që janë si pije konsumuese, është I NDALUAR-HARAM për konsum dhe për mjekim, pavarësisht nëse atë e përshkruan SI RECETË SHËRUESE një mjek i fushës së caktuar.

Ndërsa alkooli medikal që tanimë përdorët në fushat e ndryshme mjekësore, qoftë si materie dezinfektuese e pastruese, pastaj si përbërës efikas i barërave që bën ruajtjen dhe konservimin afatgjatë të tyre apo ai që shërben edhe si materie antibakteriale, e që përdoret për evitimin e baktereve në kanalet e ushqimit e të tjera ËSHTË I LEJUAR-HALLALL.

E për këtë lloj alkooli shumica e dijetarëve, bashkëkohorët e një pjese jo e vogël edhe nga ata klasikë (këtu bëjnë pjesë hanefitët dhe malikitët dhe disa prej hanbelitëve), mendojnë se lejohet përdorimi i atyre barërave, element përbërës i të cilave është edhe alkooli, pasi që ky i fundit të jetë shkrirë e shndërruar në materie tjetër.

Natyrisht se këto barëra të tilla që alkoolin e kanë si preparat lejohen përderisa mungon ndonjë alternativë tjetër më e mirë e më efikase se kjo. Dhe për këtë kemi edhe vendimin e” Akademisë së Jurisprudencës Islame”, që në tetor të vitit 1986. Madje këtij mendimi i është konstatuar saktësia e tij edhe prej disa simpoziumeve juridiko-mjekësore islame, sikurse ai që është mbajtur në Kuvajt, në maj të vitit 1995 nga “Organizata Islame e Shkencave Mjekësore”.

Të ngjajshme

Të fundit