7.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Përfunduan debatet e përgjithshme për disa ligje, do të votohen në mënyrë shtesë

Deputetët sot, në kuadër të tre seancave të parapara, 131, 138 dhe 145, deputetët përfunduan shqyrtimet e përgjithshme të disa ligjeve. Votimi rreth këtyre pikave, siç informoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, do të caktohet në mënyrë shtesë.

Përfunduan debatet e përgjithshme për Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dhënien e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim i cili u vendos në seancën e 131-të, Propozim-ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet e saj nga Marrëveshja për hua për financim shtesë të projektit për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore e cila ishte pjesë e seancës së 138-të, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhim të rrjedhave të veçanta të mbeturinave, të cilat ishin në rendin e ditës të seancës së 145-të.

Të gjitha propozim-ligjet duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Të ngjajshme

Të fundit