6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Përse e çuan nënën në azil, dhëndrri jep detaje shokuese!

Ditën e djeshme të gjithë shqiptarët u ndeshën me disa pamje, të cilat prekën zemrën e secilit prej nesh. Lokacioni i videos së dhimbshme ishte qyteti i Pejës. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të shtëpisë së të moshuarve “Orenda” kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shkelma.

Koleget e saj ”shkrihen së qeshuri” nga kjo mizori e as nuk e marrin mundimin që ta ndalojnë, por e filmojnë. “Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja. Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës, e cila quhet Aurona Pelaj.

Kjo video arriti të bëhet virale si dhe gjeti shumë sensibilizim në mbarë vendin.

Erzen Vala, dhëndri i të moshuarës së dhunuar, ishte këtë mëngjes i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në një lidhje telefonike, teksa foli ekskluzivisht për ‘Syri TV’ në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vala tregoi ndër të tjera edhe arsyen se pse kjo nënë e dy fëmijëve ishte në një qendër për të moshuar.

“Arsyeja është se djali, Miloti, jeton prej disa vitesh në Blegjikë, ka familje atje dhe është në marrëdhënie pune. Nuk ka mund ta ndërpresë qëndrimin atje për shkak të nënës. E shoqja gjithashtu është e angazhuar, është nënë e dy fëmijëve si dhe bashkëshorte, njëkohësisht është në marrëdhënie pune në një orar të zgjatur, dhe punon deri në 21:00 të mbrëmjes. Kjo ka qenë arsyeja, koha.

Me vdekjen e burrit të saj, iu keqësua situata sepse vuan nga Alzhaimer. Ka filluar kujdesi me angazhimin e dy vajzave që kujdeseshin për të në shtëpinë e saj. Por pasi u hap kjo qendër… fëmijët vendosën ta çojnë atje me idenë që kujdesi do jetë më profesional, dhe nga njerëz që dinë ta kuptojnë llojin e sëmundjes’, u shpreh Vala.

Pyetur nga moderatorët nëse e moshuara është ankuar më parë për dhunë në atë institucion, ai u përgjigj:

“Jo, asnjëherë nuk është ankuar dhe ndoshta nuk kemi mundur ta kuptojmë edhe për shkak të llojit të sëmundjes, kështu që ime shoqe, as nuk e ka imagjinuar që mund të ndodhë diçka e tillë. Ajo bën gati një vit që është në këtë qendër. Pagesa është 650 euro në muaj. Dhe është bërë një tolerim për statusin dhe si ‘Nënë e Dëshmorit’ ka paguar 600 euro, pra çdo muaj.”

Dhëndri i të moshuarës tregoi se një natë më parë ka ardhur dhe i biri i saj nga Belgjika, dhe se ajo tani ndodhet në apartamentin e saj pranë familjes, ku sot do t’i nënshtrohet edhe një vizite me psikologun për të ndihmuar dhe kuptuar gjendjen e saj psikologjike.

“Mbrëmë ka ardhur Miloti nga Blegjika dhe deri në atë kohë ishte në shtëpinë time, në orët e vona kanë shkuar në apartamentin e tij. Aty ndodhet tani. Ndërsa sot do nisemi për një vizitë mjekësore për te psikiatri. Gjendja e saj aktualisht është e mirë mbasë për faktin se në i krijuam një situatë të gëzueshme, i erdhi dhe mbesa bashkë me djalin nga Blegjika dhe të gjithë morëm një rol për t’i rikthyer sa më shumë disponimin.”

Por sa të rënda ishin për familjen e saj, pamjet që tronditën gjithë Shqipërinë?

“Ndjesitë kur pamë videon ishin shokuese. Gruaja ime ka qenë gjatë orarit të punës kur është parë ajo video. Unë jam njoftuar nga motra, Zhaneta nga disa shoqe, kemi biseduar dhe kam shkuar ta marr në punë në një gjendje të dërrmuar. Më pas e kam dërguar në një klinikë të kujdesit në Gjakovë, bëri një vizitë sepse ishte shume keq dhe mori qetësues. Më pas u ulëm, biseduam se çfarë hapash do marrim në vazhdim.

Është për t’u falënderuar sensibilizimi i madh që ka ndodhur me rastin, dhe kjo është diçka e mirë në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më”, u shpreh dhëndri i të moshuarës, Erzen Vala.

Të ngjajshme

Të fundit