35.7 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Përse gjithmonë në prag të zgjedhjeve dekorohet Ali Ahmeti?

Kjo është një pyetje që çdo herë ringjallet sa herë afrohet një proces zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, shkruan POPULLI.mk

Vitin e kaluar, Ali Ahmeti u dekorua në Tiranë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Po atë vit, një tjetër dekoratë iu dorëzua në Prizren nga kryetari i qytetit si qytetar nderi.

Këtë vit, ai mori titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Sot, iu dha një tjetër mirënjohje, kësaj here nga përfaqësuesit shqiptarë të luftës në Kroaci.

Modeli është i qartë, çdo herë në prag të zgjedhjeve, Ahmeti shfaqet me një dekoratë të re. Kjo ngre një dilemë thelbësore. Ajanë këto vlerësime të natyrshme për figurën e tij, apo të orkestruara për qëllime elektorale?

Mirëpo, pyetja më e madhe është tjetër, çfarë vlere kanë më këto dekorata në sytë e qytetarëve, kur partia e tij tashmë një vit e gjysmë është në opozitë dhe e cilësuar si parti politike e cila ka disa figura në “listën e zezë” amerikane!? A ndikojnë realisht në votë? Apo janë thjesht një përpjekje për të mbajtur gjallë imazhin e një lideri që ka humbur fuqinë e dikurshme?

Në fund, shqiptarët nuk do të gjykojnë nga numri i dekoratave, por nga gjendja e tyre ekonomike, nga respekti për dinjitetin e tyre dhe nga pritjet që ende kanë për një të ardhme më të mirë. / © POPULLI.mk