5.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Pesë anëtarë të grupit DNK dhe fotografi mes vikt:mave të tragj’edisë në Koçan

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut, pas një zjarri të përmasave shkatërruese që përfshiu mbrëmë diskotekën PULS në Koçan, duke shkaktuar humbjen e jetës së pesë personave.

Mes viktimave janë Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, katër anëtarë të grupit të njohur muzikor DNK, si dhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov. Lajmi u konfirmua nga vetë anëtarët e tjerë të DNK, të cilët, të tronditur, publikuan imazhet e miqve të tyre në rrjetet sociale. Dy prej anëtarëve ndërruan jetë më vonë, si pasojë e plagëve të marra.

Në këtë tragjedi humbi jetën edhe futbollisti i klubit FC Shkupi, Andrej Llazarov. Klubi i tij, përmes një postimi në Facebook, e përkujtoi si një hero të vërtetë, duke theksuar se Llazarov dha jetën duke u përpjekur të shpëtonte njerëzit e bllokuar në zjarr.

“Kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e tij. Andrej do të mbetet në kujtimet tona përjetë”, shkruhet në deklaratën e FC Shkupi.

Të ngjajshme

Të fundit