33.5 C
Skopje
E enjte, 30 Korrik, 2026

“Pesëshe në kajmak” / Interi ka shpartalluar Milanin

Interi është fitues i Derbit të Madoninës.

Zikaltërit kanë mposhtur Milanin me rezultat 5-1 në ndeshjen e javës së pestë të Serie A.

Golat për Interin i shënuan, dy Mkhitaryan (5’ & 69’), Thuram (38’), Calhanoglu (79’) dhe Frates (90+3), shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Leao në minutën e 57-të.

Interi është në krye të tabelës me 12 pikë derisa Milani bie në pozitën e tretë me 9 pikë.