32.6 C
Skopje
E premte, 7 Gusht, 2026

Pishinat e Kryqit të Kuq u vunë në dispozicion për shuarjen e zjarrit me helikopterë

epa01078480 A Macedonian Army helicopter extinguishes a forest fire near the village of Kopance 25 km. from Skopje on 27 July , 2007.Croatia, Turkey, Slovenia and Germany have sent firefighting aircrafts to Macedonia, to help the country solving the situation with the wild-fires. EPA/DARKO ANDONOVSKI

Vullnetarët e Kryqit të Kuq edhe sot janë aktivisht të angazhuar në terren, duke ofruar mbështetje në përballjen me zjarrin që po përhapet në rajon

“Me përkushtim të palodhur, ata marrin pjesë në mbështetje logjistike dhe ndihmë për shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit. Pishinat tona janë vënë në dispozicion për mbushjen me ujë të helikopterëve, gjë që e përshpejton ndjeshëm procesin e shuarjes dhe mundëson ndërhyrje më të shpejtë në zonat më të prekura”, bëhet e ditur në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Nga aty shtojnë se Kryqi i Kuq është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm të ofrojë ndihmë dhe burime shtesë, nëse situata e kërkon këtë.