2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Pjesëmarrja në SHBA, Taravari: Shpenzimet private, ndjehem krenar për këtë përvojë

Kreu i ASH, pjesë e VLEN, Arben Taravari në deklaratë për TV21 tha se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Taravari thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHAB.

“Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA. Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që mora pjesë në disa manifestime gjatë procedurës së inaugurimit të një presidenti amerikan, vërtet është kënaqësi e veçantë që të mundesh të marrish pjesë. Më vjen keq nëse dikush nuk mund të shkonte, por unë nuk desha ta lëshojë këtë shansë, edhe sugjerimet e miqve që i konsideroj shumë të sinqertë ishte që mirë është të jem atje dhe isha atje”, tha Taravari për TV21.

Të ngjajshme

Të fundit