13.8 C
Skopje
E hënë, 23 Mars, 2026

Policia arrestoi një 32 vjeçar nga Shkupi

Policia në Shkup dje ka arrestuar SH.I.(32) nga Shkupi.

Ai ishte në kërkim për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “grabitje” në territorin e Shkupit.

Siç informon MPB-ja, sot SPB Shkup – DPB Karposh – Departamenti për çështje kriminale Karposh në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër SH.I. për shkak të dyshimit për kryerjen e katër veprave penale të “grabitjes”.

Nga gjyqtari i procedimit paraprak të SH.I. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të ngjajshme

Të fundit