Posta e Maqedonisë muajin e ardhshëm nga Qeveria do të marrë 100 automjete, 90 furgonë më të vegjël dhe 10 furgonë më të mëdhenj, gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për punë, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Siç informoi Nikolloski në mbledhjen publike që e mbajta Agjencia e postave, po punohet edhe për një program për mbështetje shtesë për Postën.
“Po punojmë edhe në një program që do të thotë ndihmë shtesë për Postën e Maqedonisë edhe në fushën e softuerit, selektuesve, kushteve të hapësirës dhe aftësisë për të ofruar shërbime më të mira në treg. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Agjencinë luan një rol kyç”, tha zëvendëskryeministri.
Në fjalimin e tij në takim, Nikolloski porositi se duhet të ndryshojnë kushtet e tregut të shërbimeve postare.
“Qëllimi im është që Posta e Maqedonisë të rritet, jo të dështojë – ose të gjithë do ta mbajnë barrën në mënyrë të barabartë ose do të marrim vendime të tjera”, theksoi Nikolloski.
