14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Presidenti Begaj uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar sot 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, shkruan Begaj.

Shtatëmbëdhjetëvjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

Kosova është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës etj.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit