Katari është ndalesa e dytë e turneut treditor të Erdoganit në Gjirin Persik, pas Kuvajtit, ndërsa më pas, presidenti turk do të udhëtojë për në Oman!
- Doha
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij zyrtare në Doha, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, raporton Anadolu.
Takimi ballë për ballë midis dy liderëve në Pallatin e Emirëve po zhvillohet pa praninë e mediave.
Më pas vijon takimi midis delegacioneve dhe ceremonia e nënshkrimit të disa marrëveshjeve të përbashkëta.
Katari është ndalesa e dytë e turneut treditor të Erdoganit në Gjirin Persik, pas Kuvajtit, ndërsa më pas, presidenti turk do të udhëtojë për në Oman.