Presidenti Stevo Pendarovski, së bashku me djalin e tij Ognen, sot dhuroi gjak në ngjarjen humanitare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi kabineti i shefit të shtetit.
Ngjarja humanitare për dhurimin e gjakut dhe të ushqimit, e organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Institutin për Transfuziologji, këtë vit mbahet për të 15-tën herë në përkujtim të ngjarjeve tragjike nga 11 shtatori i vitit 2001.



