7.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Presidentja Osmani: Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO përkrah miqve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Osmani, beson që shumë shpejt Kosova do të ulet në NATO krah këtyre miqve dhe do t’ua kthejë borxhin duke ndihmuar në vende tjera.

“Faleminderit përjetësisht NATO, Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO përkrah miqve të cilët na qëndruar pranë në momentet më të vështira, dhe do ta kthej këtë borxh duke ndihmuar në vende të tjera, siç po ndihmon edhe sot ushtria jonë”, tha Osmani.

 

Të ngjajshme

Të fundit