Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e Pavarësisë.
Osmani ka thënë se populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan.
“Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave. Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July!”, ka shkruar Osmani.
Burimi / rtv21




