Ministrat për Punë dhe Politikë sociale dhe për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Jovanka Trençevska dhe Lupço Nikollovski sot do të marrin pjesë në prezantimin e Programit për mbështetje për siguri sociale të gravë që kryejnë veprimtari bujqësore dhe mbështetjet e dedikuara për fermeret përmes Programit për mbështetje financiare për zhvillimin rural 2023.
Në ngjarjen, të cilën e organizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të karvanit për barazi gjinore që i kushton muajin mars shëndetit mendor dhe mirëqenies së gruas si parakusht për barazinë gjinore, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Federatës kombëtare të fermerëve, Vaska Mojsovska dhe kryetari i komunës Krivogashtani, Nikollçe Mickoski.