3.8 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Prezantueset e “Kënga Magjike” morën vëmendjen me veshjet e tyre

Aktorja Olta Beqiri zgjodhi si veshje të parë një fustan të zi, me detaje puplash, dantelle dhe të hapur anash që përmbyllej me një bisht të gjatë.

Moderatorja Eva Murati i besoi ngjyrës rozë të ndezur në një fustan të gjatë dhe me dekolte të hapur që kapej me elegancë me anë të një fjongoje.

Ardit Gjebrea iu ’dorëzua’ shijes së pagabueshme të Joni Peçit në një kostum të zi që thyhej nga nuancat e ndërthurura të grisë dhe së kuqes.

Bashkëprezantueset u ndërruan në fustane të tjera plot glamur. Këtë herë Olta Beqiri shkëlqeu në teminat e një fustani të gjelbër mbrëmjeje, ndërsa Eva Murati iu drejtua një fustani të zi, të tejdukshëm në pjesën e këmbëve./tvklan.al

Të ngjajshme

Të fundit