8.8 C
Skopje
E hënë, 31 Mars, 2025

Prishtinë: Ndërron jetë serbi i plag’osur gjatë tentativës për grab’itje

Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në spital grabitësi serb, që mbeti i plagosur 10 ditë më parë në Veternik të Prishtinës.

Millosh Vukojeviq nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Rasti ndodhi paraditen e 17 marsit, kur Vukojeviq u përfshi në një tentativë grabitjeje, pas së cilës mbeti i plagosur.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

 

Burimi / Syri.net

Të ngjajshme

Të fundit