21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Prokuroria hap lëndë për “Korridorin 8 dhe 10D”

Prokuroria themelore publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, duke përcjellë informacione nëpër media të ndërlidhura me ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10 d, me qëllim që t’i verifikojë konstatimet që parashtrohen në opinion, ka hapur lëndë pas zërave.

“Lënda është dërguar tek prokurori kompetent publik, i cili ndërmerr aksion dhe do të kryejë verifikime, pas së cilës do të marrë vendim të prokurorisë publike për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria.

Pas publikimeve në media në lidhje me kompanitë e përfshira në konsorciumin IRD që u zgjodh për mbikëqyrje, Komisioni për antikorrupsion paralajmëroi se do t’i verifikojë konstatimet, ndërsa apele deri te ky institucion, si dhe deri te Prokuroria që të hetohen të gjitha procedurat sot sërish dërgoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Për të gjitha informacionet që janë të karakterit publik dhe të gjitha të dhënat për përzgjehdhjen ehde të projektuesit dhe realizuesit dhe mbikëqyrjes janë publikisht të kapshme në Byronë për furnizime publike. Mund të fillojnë çfarëdo qoftë procedura, ndërsa unë për her të tretë e ftoj edhe Prokurorinë publike edhe Komisionin antikorruptues të zbatojnë procedurë për të cilën kanë kompetencë ligjore në lidhje me të gjitha informacionet, që janë të kapshme. Ndërsa të gjitha vendimet e Qeverisë do të dorëzohen me materiale deri te Komisioni antikorruptues”, tha Kovaçevski në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

Siç tha Kovaçevski, vlera e mbikëqyrjes është më e ulëta në pjesëmarrjen e përgjithshme të ndërtimit të rrugëve deri më tani.

“Për Korridorin 8 dhe Korridorin 10d, përqindja e vlerës për mbikëqyrjen dhe ndërtimin e rrugëve është 1.69. Domethënë, nga vlera 1.3 miliardë euro e Kontratës së projektimit dhe ndërtimit për Korridorin 8 dhe Korridorin 10e, mbikëqyrja është 22.3 milionë euro ose 1.69 për qind, përqindja më e ulët e mbikëqyrjes në një projekt total të çdo autostrade të ndodhur ndonjëherë në vend”, tha kryeministri.

Për mbikëqyrjen e korridoreve ka qenë edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është edhe kryetar i Komitetit drejtues të Qeverisë për negociatat për ndërtimin e dy korridoreve.

“E gjithë procedura është respektuar dhe ka kaluar nëpër të gjitha procedurat administrative në shtet”, tha Grubi.

Sipas paralajmërimeve, fillimi i projektit për ndërtimin e katër seksioneve të autostradës në korridoret 8 dhe 10 në vlerë totale prej 1.3 miliardë euro është planifikuar në fillim të muajit të ardhshëm.

Qeveria javën e kaluar miratoi këstin e parë në vlerë prej 87 milionë euro nga gjithsej 243 milionë euro të planifikuara për këtë vit.

Të ngjajshme

Të fundit