7.8 C
Skopje
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Propozim-ligji për racion të subvencionuar studentor në seancë kuvendore

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për racion të subvencionuar studentor, me procedurë të shkurtuar, është në rend të ditës të vazhdimit të seancës së 91-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Me propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për racion të subvencionuar studentor parashikohet që deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, çdo studenti në shtet t’i paguhet nga 120 denarë për racion ose 2.400 denarë në muaj.

Propozues të Ligjit janë deputetët Daniella Koleva, Daniella Nikollova,, Dragica Gjavoçanova, Emilija Rambabova, Zhaklina Llazarevska, Zekir Ramçilloviq, Lidija Tasevska, Latife Shikovska, Marija Kostadinovska, Marija Koçovska, Monika Zajkova, Muhamed Kadirov dhe Sanella Shkrijel.

Studentët, siç u tha në elaborimin e propozimit, duhet të marrin kartela pagesore, të cilat mund t’i shfrytëzojnë vetëm për racion studentor në lokale të caktuara. Do të ketë pagesa retroaktive të subvencionit për racion studentor nga 15 shtatori deri tani, ndërsa do të përfshihen edhe studentët e saporegjistruar.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë edhe vazhdimin e seancave 73 dhe 79.

Në vazhdimin e seancës së 73-të në rend të ditës mes tjerash janë Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe për lojërat zbavitëse, Propozim ligji për ratifikimin e Konventës për marrëveshjet për zgjedhje të gjykatësit kompetent, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për paga të gjykatësve me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit pët pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e njëjtë pritet të shqyrtohen Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozimi i ligjit për huazimin e Maqedonisë së Veriut me hua te Banka evropiane për përtëritje dhe zhvillim, sipas Marrëveshjes për hua dhe financim të Projektit rajonal për mbeturina të forta, me procedurë të shkurtuar.

Në vazhdimin e seancës së 70-të janë Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për themelimin e qendrave kulturore-informative në Beograd dhe Shkup.

Në seancë do të shqyrtohen edhe Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për partneritet mes Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Vetadministrimit Lokal, si partner dhe Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Administratës së Vetadministrikmit Lokal, si partner-lider për menaxhimin me Grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322 nën programin IPA Maqedonia e Veriut-Kosova 2014/2020.

Të ngjajshme

Të fundit