18.8 C
Skopje
E hënë, 29 Prill, 2024

PSD vendos plumb para Qeverisë së Kosovës!

Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë.

PSD-ja ka dorëzuar një plumb një hyrje të objekti.

Sipas aktivistes, Donjeta Demolli, Qeveria nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.

Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave.” – ka thënë ajo.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli:

 

Të ngjajshme

Të fundit