12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Pse përfaqësuesit shqiptarë shkojnë në televizione që i përbuzin shqiptarët?

Nje gje nuk e kuptoj dot te perfaqesuesit e LD, BDI, Alternative, Besa, ASh-Sela.
Pse pranojne pjesemarrje ne emisionet ne Kanal 5, Alfa, deri diku dhe Sitel?
Asnje pike nuk perfitojne te Shqiptaret, te maqedonasit vetem se shfrytezohen per ofendime dhe perbuzje.
Aq me shum qe edhe maqedonasit habiten pse pranojne pjesemarrje ne media te tilla.
Gojen plot dinjitet e prapanicen quq ne televizione albanofobe, nuk e han pazari.
Te dyten qe nuk e kuptoj, autocenzura e frikshme ne televizionet Shqiptare. Sikur politika redaktuese te diktohet “nuk guxojme te imponojme tema para se ato te lajmerohen nga maqedonasit”.
Me te gjitha te metat, mediat ne 90tat kan qen shum me te varfera por me profesionale, dinjitoze dhe guximshme.
Ne 90tat me qetesi e guxim flitej per ceshtje te ndishme.
Sot, me ulurima ‘debatohet’ per ceshtje periferike, vetem per te kamufular frigen nga temat senzitive por qe zgjojne interesimin e shiquesve Shqiptar.
Po nejse, nese kan vendos qe shiquesi Shqiptar te tranferohet neper podkaste dhe neper fqinjesi, le te vazhdojne.

Të ngjajshme

Të fundit