2.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Putin do marrëveshje me Trump! I hapur për armëpushim, por pa lëshuar territorin e pushtuar

Vladimir Putin është i hapur të diskutojë një armëpushim në Ukrainë me presidentin e zgjedhur Donald Trump. Megjithatë ai përjashton mundësinë e lëshimeve të rëndësishme territoriale dhe këmbëngul që Kievi të braktisë ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s. Janë 5 burime me qasje në Kremlin, që e bëjnë të ditur diçka të tillë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili është zotuar t’i japë fund konfliktit për 24 orë, po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në një kohë kur Moska ka epërsi të dukshme. Ajo kontrollon 1/5 e territorit ukrainas, në madhësinë e shtetit amerikan të Virxhinias dhe po avancon me ritmin më të shpejtë që prej ditëve të para të luftës.

Në raportimin e parë të detajuar të asaj që Putin mund të pranojë në çdo marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump, 5 zyrtarë dhe ish-zyrtarë rusë, thonë se Kremlini mund të pranojë gjerësisht të ngrijë konfliktin përgjatë frontit të luftës. Mund të ketë hapësirë për negociata lidhur me ndarjen e saktë të rajoneve të Donjetskut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit, sipas 3 prej burimeve që kanë kërkuar të qëndrojnë anonimë, shkruan A2.

Ndërsa Moksa pretendon të katërta rajoneve si pjesë integrale të Rusisë, të mbrojtura nën ombrellën bërthamore të vendit, forcat e saj tokësore në terren kontrollojnë70-80% të territorit, me 26 mijë km katrorë të tij që vijon të jetë nën kontrollin e trupave të Kievit.

Rusia mund të jetë gjithashtu e hapur të tërhiqet nga disa pjesë të vogla territori që kontrollon në rajonet e Harkiv dhe Mikolaiv në veri dhe jug të Ukrainës, thonë dy prej zyrtarëve. Presidenti Vladimir Putin tha këtë muaj se çdo armëpushim i mundshëm duhet të reflektojë realitetet në terren, por se ai i druhet një armëpushimi jetëshkurtër që do të lejojë perëndimit të riarmatosë Ukrainën.

Të ngjajshme

Të fundit