Presidenti rus Vladimir Putin e quajti idenë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse një “grabitje’’.
‘’Udhëheqësit evropianë nuk ishin të aftë të arrinin një marrëveshje për luftën. Pasojat për grabitësit mund të jenë vërtet të ashpra”, shtoi ai.
“Pavarësisht se çfarë vjedhin, herët a vonë do të duhet ta kthejnë atë dhe, më e rëndësishmja, ne do të shkojmë në gjykatë për të mbrojtur interesat tona.
‘’Ne do të bëjmë çmos për të gjetur një juridiksion të pavarur nga konteksti politik”, paralajmëroi ai në konferencën për shtyp në fund të vitit.
