2.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Putin u zotua se forcat ukrainase do të marrin kundërpërgjigje!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të hënën se forcat ukrainase do të marrin një kundërpërgjigje të denjë për sulmin e tyre në rajonin kufitar rus, Kursk.

Kreu i Kremlinit zhvilloi një takim me disa zyrtarë për situatën në rajonet kufitare të Rusisë pranë Ukrainës, raporton televizioni BBC.

Ai iu tha atyre: “Humbjet kanë qenë duke u shtuar dramatikisht për forcat e armatosura të Ukrainës, sidomos në mesin e njësiteve më të afta që armiku ka qenë duke i dërguar në kufirin tonë. Armiku pa dyshim se do të marrë një kundërpërgjigje të denjë dhe nuk ka dyshim se ne do t’i arrijmë objektivat tona.”

“Detyra kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes është që ta shtyjë, ta shqelmojë armikun jashtë territorit tonë” – tha më tej Putini, duke shtuar se motivi për ofensivën e Ukrainës është që ta përmirësojë pozicionin e saj në bisedime.

Guvernatori në detyrë i Kurskut, Alexei Smirnov, foli në takimin e Putinit me zyrtarë, duke thënë se Ukraina tashmë kontrollon 28 fshatra të rajonit. “Situata mbetet e vështirë” – tha ai.

Sipas tij, forcat ukrainase ndodhen 12 kilometra brenda rajonit dhe se vija e frontit atje është 40 kilometra e gjerë.

Më shumë se 76 mijë njerëz tashmë janë evakuuar nga rajoni Kursk, ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Gjithashtu në Kursk, njerëzve në distriktin Belovsky, që ka rreth 14 mijë banorë, të hënën iu tha që të evakuoheshin.

 

 

Burimi/Nacionale

Të ngjajshme

Të fundit