26.1 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Qarkullimi i rregullt në rrugët shtetërore – pa vonesa në kufi

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.