Rrjeti rrugor në tërësi mbetet i hapur dhe i kalueshëm. Megjithatë, në disa segmente që kalojnë përmes prerjeve malore apo afër përrenjve, mund të ketë shfaqje sporadike të rrëshqitjeve të vogla të dheut.
NP Rrugët e Maqedonisë u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet aktuale të rrugës.
Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë për të garantuar kalueshmërinë dhe sigurinë në të gjitha drejtimet rrugore.
