7.8 C
Skopje
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Qendra më e madhe e artit në SHBA merr emrin “Trump-Kennedy Center”

Bordi i qendrës kombëtare të arteve skenike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kennedy Center, ka vendosur që ta ndryshojë emrin e kësaj qendre në “Trump-Kennedy Center”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja Karoline Leavitt ka shkruar në rrjete sociale se vendimi i bordit është unanim dhe është ndërmarrë për shkak të “punës së jashtëzakonshme që ka bërë presidenti Trump vitin e shkuar në mbrojtje të qendrës”.

Leavitt ka thënë se “tani do të jetë një ekip i mrekullueshëm për të ardhmen”. “Qendra pa dyshim do të vazhdojë drejt sukseseve të reja”, ka thënë ajo.

Menjëherë pasi mori detyrën, Trumpi shkarkoi të gjithë anëtarët e bordit të kësaj qendre dhe i zëvendësoi me aleatë që më pas e bënë kryeshef të bordit.

Presidenti siguroi një fond rreth 257 milionë dollarësh për të paguar rinovimet dhe kostot tjera.

Qendra ikonike në Washington DC ishte ndërtuar më 1958. Emrin “Kennedy” e mori më 1964, ndërsa u hap zyrtarisht më 1971.

Të ngjajshme

Të fundit