Qeveria i hodhi poshtë duke i cilësuar si të pavërteta pohimet dhe pretendimet e LSDM-së dhe BDI-së për parregullsi dhe dyshime për korrupsion në Ministrinë e Mjedisit Jetësor.
“Qeveria i verifikoi dhe i hodhi poshtë duke i cilësuar si të pavërteta dhe spekulime pretendimet e LSDM dhe BDI me punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Kontrolli inspektues i referohet punës së arkivit dhe nuk janë konstatuar veprime në kundërshtim me ligjin”, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditë zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti publikoi vërejtjet administrative të cilët janë dhënë ndër vite ndaj ministrave të Mjedisit Jetësor. Sipas tij, vërejtjet aktuale të Inspektoratit Shtetëror Administrativ i referohen një praktike të zbatuar gati 10 vjet.
“Është inspektim i rregullt. Ka dhënë një sugjerim, jo për kompetencat dhe shkeljet ligjore por ka të bën më një praktikë të vendosur më herët. Ndaj këtij mendimi të inspektoratit është dhënë ankesë për të parë nëse kjo praktikë duhet të vazhdon ose jo. Por këtë praktikë nuk e kam vendosur unë por rezulton nga viti 2016 nga ministri i BDI-së Nurhan Izairi, Bashkim Ahmeti, Sadulla Duraku, Naser Nuredini dhe në fund ministrja e LSDM-së, Kaja Shukova”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.
LSDM-ja e cila prej disa ditësh akuzon se vërejtjet e Inspektoratit Shtetëror Administrativ janë bazë për korrupsion duke u bazuar në dokumentet të cilat më 22 shkurt i shpalosi BDI-ja, sot gjatë dorëzimit të dokumenteve në Qeveri hodhi edhe akuza të tjera.
“Këtu është qartë e theksuar se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar parregullsi se Mexhiti i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i nënshkruar personalisht të gjitha lëndët. A ka bërë shkelje në këtë mënyrë me qëllim që të vendos kontroll të plotë dhe kushte ndaj kompanive dhe qytetarëve?”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.
Para LSDM-së, akuzat i shpalosi BDI. Nga partia e Ali Ahmetit fillimisht akuzuan Mexhitin se i janë marrë kompetencat, më pas ndryshuan akuzat se ka dyshime për korrupsion. Dokumentet e ngjashme i shpalosi edhe LSDM-ja.
Burimi /Alsat.mk