Qeveria miratoi sot projektligjin për Medresenë “Isa Beu” në Shkup, duke zgjidhur përfundimisht një çështje të rëndësishme që ka pritur zgjidhje prej vitesh.
Ky vendim i hap rrugë funksionimit të rregullt dhe të ligjshëm të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor, i cili vepron në përputhje me standardet shtetërore dhe kushtetuese për arsimin e mesëm.
Medreseja “Isa Beu”, me qendër në Kondovë dhe me degë në disa qytete të vendit, do të vazhdojë misionin e saj edukues për gjenerata të reja, duke respektuar parimet e bashkëjetesës, profesionalizmit dhe barazisë në arsim.
Ky është një hap i rëndësishëm për konsolidimin e të drejtave arsimore dhe kulturore të komunitetit, si dhe një konfirmim i vullnetit politik për t’i dhënë zgjidhje çështjeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Urime për këtë vendim historik që garanton të ardhmen dhe vazhdimësinë e Medresesë “Isa Beu” në vend!
